72 orët e Vuçiqit për “masa serioze” ndaj Kosovës, eksperti i sigurisë tregon çka “fshihet” pas kësaj deklarate: Këto masa nuk..

Politika

72 orët e Vuçiqit për “masa serioze” ndaj Kosovës, eksperti i sigurisë tregon çka “fshihet” pas kësaj deklarate: Këto masa nuk..

Nga: M.Lakna Më: 10 shtator 2024 Në ora: 19:02
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pas takimit që e pati me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak paralajmëroi se Serbia do të përgjigjet me “masa serioze” brenda 72 orëve ndaj Kosovës.

Vuçiq ka thënë se në 72 orët e ardhshme do t’i adresohet publikut për “ato që bashkësia ndërkombëtare nuk i ka përmbushur, për ato që Serbia kërkon, dhe synon të bëjë”.

“Ne do t’ju përgjigjemi me masa serioze në 72 orët e ardhshme. Serbia është gjithmonë pro dialogut, unë jam gjithmonë i gatshëm për të, por Serbia nuk do të lejojë persekutimin dhe pogromin e popullatës serbe”, ka shkruar Vuçiq.

Por, me këtë deklaratë nuk u mor fare Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që gjatë një vizite në veri deklaroi se nuk merret me komentimin e lajmeve e “lëre më” të paralajamërimeve.

Por, çka paralajmëroi Vuçiqi me deklaratën e fundit dhe sa seriozisht duhet të trajtohet ajo?. Në lidhje me këtë për gazetën “Bota sot” foli Eksperi i sigurisë Drizan Shala.

Image
Drizan Shala

Ai e quajti retprikë të zakonshme deklaratën e presidentit serb pas dështimit të Serbisë në bllokimun e pikave kufitare.

“Një retorikë e zakonshme para asaj që pamë një dështim të Serbisë në bllokimin e pikave kufitar, e ku përmes deklarimeve do të tentohet të mbahet gjallë narrativa e saj për të tërhequr vëmendjen para fillimit të procesit të dialogut, ku edhe Serbia do të duhej të ndërmerr hapa konkret për të zbatuar planin europian”, u shpreh Shala për “Bota sot”.

Sipas ekspertit të sigurisë, këso deklarime do të shohim dhe ndëgjojm më shpesh bazuar në dështimin që Serbia e pësoi në shtator të vitit 2023 nga forcat e rendit të Kosovës.

“Këto masa që ai i ka proklamuar nuk kanë ndonjë efekt substancial në procesin e brendshëm të sigurisë së vendit dhe nuk duhet të shqetësohemi më shumë”, përfundoi Shala.

Kujtojmë se ditë më parë. gjatë vizitës në Prishtinë, emisari Lajçak ka thënë se është arritur pajtueshmëri për rundin e ri të dialogut mes kryenegociatorëve – Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit – mirëpo nuk ka dhënë hollësi se kur do të zhvillohet takimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat