Ish-agjenti komenton fotografitë e Aleksander Arsenijeviq: Me maskë shihet kur sulmonte...

Politika

Ish-agjenti komenton fotografitë e Aleksander Arsenijeviq: Me maskë shihet kur sulmonte...

Nga: N. Sh. Më: 10 shtator 2024 Në ora: 22:25
Aleksander Arsenijeviq

Politikani serb, Aleksander Arsenijeviq është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Kjo pasi kishte fishkëlluar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin gjatë vizitës në veri.

Pas disa orësh, Arsenijeviq është liruar.

Gjatë vizitës në veri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk e ka vërejtur se njerëzve atje nuk u pëlqen kur dikush vjen nga Prishtina, qoftë ky i pari i Qeverisë.

Kurti ka thënë se qytetarët janë paqësorë, dhe duan liri e paqe.

“Nuk e kam vërejtur që njerëzve nuk u pëlqen kur vjen dikush nga Prishtina, edhe nëse është kryeministri i Kosovës. Qytetarët janë paqësorë, duan paqe dhe siguri. Jam këtu për mirëqënien e tyre. Puna ime nuk është t’i ndaj gjërat këtu në baza kombëtare apo etnike, por të jem këtu për të gjithë qytetarët, pa diskriminim ose privilegj, sepse çdo herë që dikush është i priviligjuar, një tjetër është i diskriminuar”, ka thënë ai.

Ndërsa, më vonë, pas lirimit nga Policia politikani serb ka dhënë detaje rreth ngjarjes.

“Ka pasur një protestë nga ana ime dhe sjellja e policisë ka qenë brutale, jo vetëm ndaj meje por edhe ndaj të dashurës sime. E këtë e shoh të paarsyeshme, pasi reagimi im ishte protestë për vizitën e Kurtit në Hebs të Mitrovicës Veriore. Gjatë protestës sime ka pasur afrim të policisë të cilët mua më sjellën në mes këmb ndërsa të dashurës sime ia kanë përzhdredhur dorën”, tha Aleksander Arsenijeviq.

Pas kësaj që ndodhi sot, ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai pyet se a ka prokuror të Kosovës, apo prokuror të Pronto mafias të cilët e mbrojnë interesin e Milan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit.

“A ka shteti i Kosovës, naj prokuror shtetëror që e mbron shtetin dhe interesin e Kosovës, apo ka akoma janë të gjithë vetëm prokuror të akademisë së Adem Grabovcit që i mbron vetëm interesat e Pronto mafias dhe interesin e Milan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit”, pyet ai.

Ai komenton edhe dy fotografitë e publikuara, ku thotë se, e para është Arsenijeviq duke u paraqitur si politikan serb në veriun e Kosovës, të cilin e quan dora e djathtë e Milan Radoiçiqit.

Kurse për të dytën thotë se Arsenijeviq është i maskuar si terrorist serb, kur sulmonte në qytetarët dhe gazetarët por edhe KFOR-in në veri, gjatë viteve 2022-2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat