Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave - në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq - për sulmin e armatosur në Banjskë.
Ky rast sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala, dëshmoi Prokuroria dhe Policia kanë përfunduar me sukses punët.
Shala, në një prononcim për “Bota sot”, e komentoi rastin edhe në aspektin politik duke thënë se duhet kërkuar zbatueshmëri politike nga partnerët tanë strategjik përmes presionit dhe trysnisë diplomatike në drejtim të narko shtetit të Serbisë.
“Situata pas ngritjes së aktakuzës po dëshmon që institucionet e Republikës se Kosovës, Prokuroria dhe Policia kanë përfunduar me sukses punët sipas mandatit dhe misionit që kanë.
Puna në mënyrë sistematike në këtë periudhë një vjeçare tani do të ketë sfidat para saj duke implementu kërkesën për të sjellë para organeve të drejtësisë personat që synim kishin përmbysjen e sistemit kushtetues të vendit përmes formave diverzante me elemente terroriste të sponzorizuar nga narko Beogradi shtetëror.
Në aspektin politik mund të themi që kemi tani mundësi të mbështetim organet e pavarura vendore duke kërkuar zbatueshmëri politike nga partnerët tanë strategjik përmes presionit dhe trysnisë diplomatike në drejtim të narko shtetit të Serbisë”, deklaron ai ai.
Ndryshe, të përfshirët, sipas prokurorit të rastit, Naim Abazi, kanë pasur role të ndryshme brenda grupit të tyre kriminal - "duke filluar nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste deri te financimi dhe shpëlarja e parave".
"Në mesin e të akuzuarve kryesorë është edhe individi me pozitë kyçe si udhëheqës i grupit, Millan Radoiçiq, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale", tha Abazi në një konferencë për media, të mbajtur të mërkurën në Prishtinë.