Publicisti nga Berlini, Zejnullah Jakupi i konsideron si “propagandë” deklaratat dhe reagimet e zyrtarëve të Serbisë lidhru me veprimet e Policisë dhe shtetit të Kosovës për të ushtruar sovranitetin në pjesën veriore të vendit.
Në një prononcim për gazetën “Bota sot” Jakupi ka sfiduar narrativat e propagandës serbe dhe duke hedhur dritë mbi realitetin e situatës.
Ai thekson se zhvillimet në këtë pjesë të Kosovës nuk janë përpjekje për të "ndjekur dhe torturuar" qytetarët serbë, siç përpiqet të paraqesë Serbia, por janë masa rutinore të nevojshme për ruajtjen e rendit dhe ligjit, siç e kërkon kushtetuta e Republikës së Kosovës.
“Zhvillimet në Veri nuk janë përpjekje për të "ndjekur dhe torturuar" qytetarët serbë në Veri të Kosovës, por janë punët rutinore, masa që strukturat shtetërore të Republikës së Kosovës të cilat po i kryejnë, siç e kërkon kushtetuta, për të ruajtur rendin dhe ligjin në këtë pjesë të Kosovës.
Kështu, Serbia sërish po vazhdon me propagandën e saj pas arrestimit të tre të rinjve nga policia e Kosovës të cilët kishin provokuar policinë në veri dhe në bazë të saj ata ishin arrestuar dhe ishin kontrolluar për konsumim të alkoolit dhe do të përgjigjen për sulmin që i kishin bërë mbi policinë e Kosovës.
Edhe ky ishte një provokim dhe inskenim i propagandës serbe, sipas teorive konspirative të lancuara nga 1 shtatori se Qeveria e Kosovës po përgatitet për të zhvendosur popullsinë e Veriut drejtë Serbisë, kjo shpifje që e kishin prodhuar çarqe të ndryshme serbe të lidhura me Rusinë dhe në fund u dorëzuan se nuk ju funksionojë”, ka thënë Jakupi për “Bota sot”.
Publicisti ka thënë se në vazhdën e kësja propagande ishte edhe vizita e zëvendëskryeministrit serb A. Vulin në Rusi, i cili nga atje akuzuar Kosovën se po bënë pastrimin e veriut të Kosovës.
“Dhe natyrisht nuk vonoi as vizita e zëvendëskryeministrit serb A. Vulin në Rusi ku nga atje ai kishte akuzuar Kosovën se po bënë pastrimin e Veriut të Kosovës nga autoritet kosovare. Këtë akuzë Vulin e bazonte me bastisjet dhe mbylljen e pesë objekteve paralele në Veri të Kosovës nga vendimi i policisë. Ngjarje tjera të inskenuara ishin edhe ato për të bllokuar kufirin me Kosovën dhe qëllimi ishte të akuzonin qeverinë e Kosovës se kryeministri Albin Kurti po e mbyll Kosovën, po bllokon mallrat serbe dhe kështu po shkelë marrëveshjen e CEFTA-së e cila garanton tregtinë e lirë në rajon. Kjo edhe nxiti edhe vizitën e të Dërguarit Special të qeverisë gjermane Manuel Sarrazin që të vizitojë Kosovën dhe të ja tërheq vërejtjen Qeverisë së Kosovës të mos mbyll Kosovën dhe të mos refuzojë mallrat serbe dhe gjithashtu kjo nënkupton implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje të cilën e kanë pranuar dyja shtetet, por Serbia gjatë gjithë kohës e ka refuzuar implementimin”, u shpreh publicisti.
Më tej, Jakupi shqyrtoi me detaje provokimet dhe inskenimet e përhapura nga Serbia dhe mbështetësit e saj, përfshirë akuza të pabaza që lidhen me veprimet e Policisë së Kosovës.
Ai përmendi arrestimin e politikanit serb Arsinijevq, për çka tha se ai u arrestua për shkak të propagandës kinse po shkelen të drejtat e serbëve në veri.
“Ky zotëria A. Arsinijevq është arrestuar se protestoi kundër Albin Kurtit dhe vizitës se tij por jo vetëm për këtë sepse z. Asinijeviq po përhap propagandë duke pohuar se po shkelen të drejtat e serbëve në veri, madje ky ka thënë në media se para ardhjes së Albin Kurit në Veri ka patur liri dhe demokraci më shumë se tani. Pra, z. Arsinijeviq e kishte incizuar arrestimin e 3 të rinjve serbë nga policia e Kosovës që do të thotë ka qenë inskenuar i planifikuar vetëm që të nxitë urrejtje dhe të ngjallë provokime nga serbët lokal dhe të nxiten edhe reagime nga qeveria e Serbisë dhe Bashkësisë Ndërkombëtare. Kjo nuk i lejohet një politikani i cili do të duhej të ishte korrekt me popullin e tij serb për paqe dhe konstruktivitet karshi institucione të Kosovës. Nëse ai po thotë se jam qytetar i shtetit të Kosovës duhet edhe t´i bindet ligjit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, nënvizoi ai.
Po ashtu, ai rikujtoi edhe trysnitë që po i bëhen Qeverisë Kurti, duke thënë se ato po intensifikohen nga mediet dhe qeveria e Serbisë.
“Pra, trysnitë mbi qeverinë e Albin Kurtit po vijnë nga shtetet e BE-së, nga z. Sarrazin, nga i Dërguarit Special i Dialogut Lajçak Kosovë Serbi dhe natyrisht nga opozita e Kosovës dhe mediat të cilët po mundohen të krijojnë ndasi dhe konflikt mes Albin Kurtit, dhe presidentes Vjosa Osmani dhe mes kësaj të fundit dhe ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla- Schëarz. Gjithashtu trysnitë kundër Albin Kurtit po i intensifikojnë mediet serbe dhe qeveria serbe duke inskenuar incidente dhe duke i përdorur serbët e Kosovës që të eskalojë situata apo që të bëjë që situata të dal nga kontrolli në mënyrë që t´i ndalohet policisë së Kosovës patrullimi në veri, gjë që nuk do të ndodhë”, potencoi ai.
Jakupi foli edhe për ndikimet politike dhe përpjekjet për të dobësuar qeverisjen e Albin Kurtit, duke theksuar se qëllimi i këtyre veprimeve është të krijohet një situatë që do të favorizonte rikthimin e një qeverisjeje të korruptuar dhe të pasuksesshme, siç ishte përpara vitit 2021.
“Si duket të gjithë faktorët që përmendëm janë ngritur për të zbehur qeverisjen e Kurtit dhe me qëllim që të zvogëlojnë ndikimin e tij në zgjedhjet e ardhshme dhe nga kjo të vije një qeveri e re e cila, si ato më parë para vitit 2021, do ishin në gjendje për të lejuar kriminalizimin e veriut dhe që të dobësohet LVV dhe të mos e ketë ndikim për të fituar sërish 50% të votave në zgjedhjet e ardhshme.
Kundërshtarët e kryeministrit Kurti dhe ideologjisë politike të LVV janë ata që duan ta shohin Kosovën dhe qeverisjen e ardhshme me një kryeministër që nuk ka orientim majtist i cili është korruptuar dhe nuk stopon korrupsionin dhe zhvillimin e pazareve në Veri, siç ishin bëre deri me ardhjen e Albin Kurit në qeveri.
Por, nëse do kishte një përzënie të tillë politike në zgjedhje për të favorizuar një qeveri të korruptuar, është e sigurt se Kosova sërish do jetë si ajo e para par qeverisjes Kurti ku do ketë sërish rikthim të strukturave paralele në Veri dhe Kosova do të stagnojë, siç bëri vite më parë”, përfundoi ai.