“Tri akuzat që po i bëhen Kurtit”, veprimtari nga Gjermania: Opozita e shqetësuar - kryeministri alarmoi ndërkombëtarët se…!

Politika

“Tri akuzat që po i bëhen Kurtit”, veprimtari nga Gjermania: Opozita e shqetësuar - kryeministri alarmoi ndërkombëtarët se…!

Nga: A.M. Më: 12 shtator 2024 Në ora: 19:00
Liderët e partive opozitare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 9 shkurtin e vitit 2025 datën kur do të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë.

E për këtë, partitë opozitare kanë filluar me fushatat e tyre dhe me përdorimin e metodave të ndryshe për ta dobësuar partinë në pushtet, me shpresë për rezultate sa më të mira.

E në lidhje me zgjedhjet parlamentar dhe atë se çfarë do ofrojnë dhe veprojnë partitë opozitare, në një prononcim për “Bota sot” foli veprimtari dhe publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj.

Fillimisht, ai u shpreh se afrimi i zgjedhjeve të reja e ka shqetësuar opozitën, derisa e kritiko iatë për mungesë kauze dhe propaganda shpifëse e linçuese.

“Afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, ka shqetësuar skajshëm opozitën e çakorduar të Kosovës. Pozicioni opozitar i saj, në mungesë të një kauze të mirëfilltë, përveç një propagande të shpëlarë, kryesisht, shpifëse e hiç të argumentuar, është bërë bumerang dhe mosbesuese. Sforcimi artificial në opozitë-bërje, ndaj pozitës aktuale, po e zbehë rreshtimi përkrahë Serbisë dhe të disa eksponentëve ndërkombëtarë, me simpati apo edhe me pagesë nga Serbia me aleatët e saj tradicional”.

Image
Idriz Zeqiraj.

Krahas kësaj, Zeqiraj përmendi tri akuzat që opozita ia ka bërë më së shumti qeverisë Kurti.

“Tri akuzat bazë që i bëhen Kurtit dhe qeverisë së tij, nga opozita destruktive janë:

1) Kurti na i vuri sanksionet me qëndrimet kokëforta të tij, në raport me ndërkombëtarët!?

 2) Kurti dhe qeveria e tij nuk po koordinohet me ndërkombëtarët, në marrjen e vendimeve, për shtrirjen e sovranitetit në veriun e Kosovës!?

 3) Kurti ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet më qeverinë shqiptare”, potencoi ai.

Në vazhdim, publicisti rikujtoi se sanksionet u vunë padrejtesisht ndaj Kosovës, pasi kur të gjithë prisnin të ndëshkohej Serbia, për sulmin terrorist në Banjskë, ndodhi e kudërta.

Po ashtu, ai vlerëson se qeveria Kurti u kërcënua padrejtësisht në vazhdimësi nga ndërkombëtaërët, kjo vetëm për shkak të vendimeve dhe veprimeve që synon shtrirjen e sovranitetit në veri.

“Së pari, sanksionet u vunë pas sulmit banditesk terrorist dhe shkeljes të sovranitetit tokësor të Kosovës! Ndërkohë që, Kosova dhe bota priste të ndodhë e kundërta. Pra, të sanksionohet Serbia agresore dhe jo viktima Kosovë! Pas dajakosjes të ushtarakëve të KFOR-it, nga turma bandite serbe, Borrell bëri thirrje: "Të arrestohen dhe të dënohen kriminelët".  Policia e Kosovës burgosi fillimisht 3 (tre) sish, Borrell ndërroi mendje: "Pse po i provokoni serbët në veriun e Kosovës?! Pas të gjitha nismave për shtrirjen e sovranitetit, Qeveria e Kosovës është anatemuar, shantazhuar, madje deri në kërcënim të hapur nga ndërkombëtarët, të cilët donin ruajtjen, me çdo kush, të statusquaos në veriun e Kosovës, qoftë edhe "me banda nëpër këmbë"!

Kjo ishte inkurajimi dhe thirrja e hapur e ndërkombëtarëve, të bërë serbëve, për të kundërshtuar dhe barrikaduar kundër qeverisë së Kosovës. Madje edhe në dajakosjen e sakatosjen e dy amputimeve të këmbëve të dy ushtarakëve KFOR-istë hungarezë, pjesë e krimit të drejtëpërdrejtë janë edhe Borrelli, me shokë, përkatësisht, BE-në e tij. Qeveria filloi ushtrimin e sovranitetit, duke ndaluar votimin e serbëve të Kosovës, për zgjedhjet e Serbisë e deri ke mbyllja e komunave paralele në veriun e Kosovës. Dhe, të gjitha veprimet e qeverisë, për shtrirjen e sovranitetit, ndërkombëtarët i kanë quajtur provokim të serbëve!?”.

Më tej, hodhi poshtë pretendimet e partive opozitare që thonë se Kurti nuk koordinohet me ndërkombëtarët, duke thënë se kryeministri paraprakisht i informonte ndërkombëtarët për vendimet që merrte.

“Së dyti, Kurti dhe qeveria e tij, për të gjitha veprimet sovraniste, në veriun e Kosovës, ka lajmëruar dhe konsultuar ndërkombëtarët. Madje, edhe i ka alarmuar ata se ndarja e Kosovës, me kufirin e vënë në Urën mbi Ibër, nga KFOR-i francez, me praninë dhe aprovimin e trojkës së "UÇK-së": Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Agim Çeku, pikërisht, në ditët tragjike të vrasjes të një duzinë dhe përzënien e dhunshme të mijëra shqiptarëve vendorë të veriut.

Një dëshmi vetëfolëse, të pranuar nga amerikani James O`Brian: "Për mos ndalimin e - dinarit serb -, edhe pse i kemi thënë qeverisë Kurti, megjithatë ajo e bëri ndalimin". Ndërkohë, ambasadori Jef Hovenier thoshtë të shtyhet afati i zbatimit të këtij vendimi, Jim O`Brien dhe disa përfaqësues të Quintit ngulmonin të anulohet vendimi, pa përcaktuar asnjë afat kohor! Atëherë, çfarë koordinimi mund të bëhet, kur edhe pas një çerek-shekulli çlirim të Kosovës dhe njohjen e pavarëisë të Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë?”, theksoi publicisti nga Gjermani.

Në fund, ai kishte edhe disa fjalë për marrëdhëniet më qeverinë shqiptare, të udhëhequr nga Edi Rama.

“Së treti, kryeministri shqiptar, Edvin Rama, me qeverinë e tij, u rreshtuan njëjtësisht me presidentin serb, Vuçiq dhe aleatët e tij brenda BE-së, gjithnjë kundër Kosovës, që nga Ballkani i Hapur e deri ke ndarja e Kosovës. Andaj, kujt i duhet në Kosovë marrëdhënia me klyshërinë serbe, qofshin ata edhe shqip-folës?!” – përmbylli Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat