Parashikohet një lëvizje ‘taktike’ e presidentes Osmani: Ky do të jetë fati i saj nëse largohet nga Kurti e Gërvalla!

Politika

Parashikohet një lëvizje ‘taktike’ e presidentes Osmani: Ky do të jetë fati i saj nëse largohet nga Kurti e Gërvalla!

Nga: A.M. Më: 12 shtator 2024 Në ora: 23:04
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Një nga çështjet më të përfolura së fundi janë raportet e kryeministrit Albin Kurti dhe ministres Donika Gërvalla me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Ka tash e një kohë flitet për një përçarje të mundshme mes tyre.

Në një intervistë televizive, ditë më parë presidentja Vjosa Osmani, dha një paralajmërim të fortë e që po aludohet se ka lidhje me raportet e saj me Kurtin e Gërvallën: “Nuk më heqin qafe edhe aq lehtë.”

Ndonëse, nuk dihej saktë se kujt po i referohej ajo.

E për këtë çështje dhe të ardhmen politike të presidentes Osmani, në një prononcim për “Bota sot” foli analisti politik, Hidajet Ahmeti.

Image
Hidajet Ahmeti.

Si fillim, ai u shpreh se vlerat si politikane të Osmanit nuk mund të vihen në dyshim, pasi ka dhënë kontribut në skenën politike të Kosovës.

“Vlerat e saj si polikane nuk mund të kontestohen, pasi ka kontribuar dhe po kontribuon vazhdimisht për forcimin e shtetit të Kosovës.

Por, në karrierën e saj politike ka dëshmuar se është një karrieriste, e cila di të shfrytezojë situatat politike për ta fuqizuar veten në politikë”.

Krahas kësaj, analisti parashikoi se Osmani mund të bëj një lëvizje taktike, por që nuk mund ta ketë fatin si në të kaluarën, siç e kishte kur u largua nga LDK dhe bëri koalicion me LVV-në.

“Znj.Osmani mund të tentojë të bëj ndonjë lëvizje taktike në politike, por nuk mendoj se do ta ketë fatin e njëjtë si në rastet e kaluara, pasi rrethanat kanë ndryshuar, por edhe qytetarët do ta kuptojnë egon e saj politike dhe qëllimin karrierist”, përfundoi Hidajet Ahmeti për “Bota sot”.

Kujtojmë se, Osmani shpeshherë ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për tema të ndryshme, kryesisht për politikën e jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat