Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se ura e Ibrit është mbyllura nga forcat francese, nën prezencës e mijëra ushtarëve të KFOR-it dhe policëve ndërkombëtarë.
Miftari thotë se, ky veprim i gabuar kurrë nuk është dashtë të tolerohet, të bëhet ndalimi dhe mbyllja e urës për qarkullin të lirë.
Sipas tij, përgjegjësinë për krijimin e kësaj situate dhe mos veprim për ta ndryshuar atë, për ta zhbllokuar dhe siguruar lirinë e lëvizjes mbi urë e kanë të gjitha qeveritë e Kosovës.
“Nuk është dashur ta lejojnë mbylljen e urës nga kriminelët serbë të luftës që u lejuan nga shërbimi sekret francez DGSE që lejuan ushtrimin e kontrollit në veri të Kosovës nga bandat e kriminelëve serbë të luftës të mbledhur nga ish Jugosllavia, nga Sllovenia, Kroacia dhe Bosnja! Franca u kujdes që përmes nënpunësve të tyre si Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Agim Çeku, që të mos lejojnë të vendoset asnjë ushtar i UÇK në veriun e Kosovës. Edhe vendin na kishin caktuar si shtab të zonës të 4 në Shkollën fillore në Vaganicë, në periferi të Mitrovicës, por unë Naim Miftari, edhe dy eprorë tjerë E. O, N. Q. vendosëm që të vendoseshim në Tavnik, në ish Qendrën Sociale pasi pozita ishte në e përshtatshme për luftë, nëse na sulmojnë ushtria dhe policia serbe që ishte shumë prezente me brigada të motorizuara dhe tanke ushtarake serbe në Mitrovicë, të cilat po tërhiqeshin nga Kosova, por grumbulloheshin sidomos në veriun e Kosovës”, thotë Miftari.
“Edhe më vonë Franca u kujdes me forcë ta mbaj veriun e Kosovës të ndarë ku një ndihmë të madhe ia bëri Hashim Thaçi me disa të tjerë që prolongonin dhe zgjatnin me vite kthimin e civilëve shqiptarë në shtëpitë e tyre në veri dhe kthimin e mjekëve shqiptar në vendet e tyre të punës. Franca me punëtorët e tyre shqiptarë dhe me Beogradin u kujdesën të bënin pastrim etnik në veriun e Mitrovicës në 3 shkurt të vitit 2000 kur u ndoqën afër 15.000 civil shqiptarë, e u vranë dhjetëra, e u plagosën disa qindra civilë shqiptar”, tregon Miftari.
Sipas tij, pastaj vendosen përmes bandave serbe dhe ndaluan qarkullimin e veturave dhe betonuan urën mbi Ibër, ku pastaj civilët shqiptarë që dilnin në veri rraheshin barbarisht nga bandat serbe.
“Bashkësia ndërkombëtare, KFOR-i dhe policia, lejonin të ndodhnin krime deri te vrasjet dhe nuk ndiqeshin aktorët kriminelë serbë. Dhe tek tani në vitet 2021-2024 pasi u larguan partitë politike PDK, LDK, AAK dhe AKR nga pushteti i korruptuar, kjo qeveri e tanishme filloj të ballafaqohet me sfidat e trashëguara në veri të Kosovës, edhe në Mitrovicën veriore, dhe ngadalë por sigurt po e shtrin sundimin e ligjit dhe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Masat e Qeverisë për sundim të ligjit në veri po ushtrohen me plotë rreziqe nga bandat e terroristëve të Beogradit, por edhe me plotë pengesa burokratike të ndikimeve të pa drejta politike nga disa individ që janë në strukturat e BE-së dhe SHBA-ve si Grenelli, Llajcaku, Pallmeri, Eskobari, Borelli e shumë individ që vijnë nga shtetet mike por që janë individ me përcaktime pro serbe dhe po paraqesin pengesa ndaj Qeveris së Albin Kurtit, që të mos i trazoj bandat dhe kriminelët serbë të cilët veriun e Kosovës e kishin shndërruar për dy dekada në Kolumbinë e Drogës, të kontrabandës, të emigrimit ilegal, si çerdhe e madhe e krimit në Ballkan”, thekson ai.
Miftari shprehet se, plani për hapjen e qarkullimit të lirë mbi lumin Ibër duhet të realizohet edhe për çmimin e rrezikut të ballafaqimit me bandat që mundë të ketë për pasoje viktima nga radhët e policëve apo ushtarëve të Kosovës.
“Vetëm një prej tyre nëse mbetet i gjallë duhet të veprohet e të sigurohet hapja e urës për kalimin e lirë për të gjithë qytetarët pa marrë parasysh përkatësinë etnike të qytetarëve. Të gjithë duhet të dalim fitimtar për shembjen e atij simboli të krimit e të turpit francez dhe serb, turp i gjithë faktorit ndërkombëtar por edhe turp i politikanëve të Kosovës në mandatet e kaluara të qeverisjes. Miqtë tanë të mos na shiten të mençur sepse asnjë shtet në Evropë as në Amerikë, as në Bangladesh, si shtet sovran nuk do ta lejonte “Murin e Berlinit” në mes shteteve të tyre apo qyteteve të tyre. Ajo urë mbi Ibër do të hapej me forcë për lëvizje të lirë qysh në vitin 2000- 2001 nga ushtria Britanike por nuk u lejua u pengua në atë kohë nga ushtria e Francës, është fat i qeverisë Kurti që nuk janë mu aty prezent mijëra forca ushtarake franceze me orientim kryekëput pro serb”, potencon ai.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet ta lirojë sipas ligjit lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve të vendit në tërë territorin e Kosovës.
“Miqtë tanë për këtë çështje duhet të njoftohen sa më herët, por jo edhe të pyeten për çështje nacionale dhe strategjike të shtetit tonë pasi viktima të gjenocidit dhe krimeve serbe gjatë disa shekujve ishin shqiptarët, nuk ishin viktima miqtë tanë. Pasojat e mbylljes së urës ne veri të Mitrovicës po i vuajmë akoma sot sipas urdhërave nga ish Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe nga komanda e Agim Çekut i cili ka dhënë urdhër aso kohe që asnjë ushtarë apo eprorë i uniformuar, apo i armatosur i UÇK-së nuk i lejohet të futet në Mitrovicë pas luftës pa u marrë vesh SHP dhe KFOR-in francez. Rezultati u pa menjëherë kur u nda qyteti në veri dhe nëjug”, përfundon Naim Miftari.