Tomë Gashi flet për kërkesat e Vuçiqit – ironizon me situatën: Pse bre Albin…!

Politika

Tomë Gashi flet për kërkesat e Vuçiqit – ironizon me situatën: Pse bre Albin…!

Nga: M.Haziri Më: 13 shtator 2024 Në ora: 21:30
Tomë Gashi

Në një adresim para kombit, më 13 shtator, Vuçiq ka thënë se Serbia beson që përmbushja e kërkesave përbën “parakusht të domosdoshëm për një përparim domethënës” në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai në një konferencë për media erdhi me disa kërkesa për Kosovën.

Shtatë kërkesat e Serbisë

Vuçiq ka kërkuar:

- shpalljen dhe mbajtjen e "zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike" në veriun e Kosovës, me pjesëmarrjen e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe me mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian,

- kthimin e serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun, dhe kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre,

- tërheqjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga "bazat dhe pikat e kontrollit të ndërtuara në mënyrë të paligjshme" në veriun e Kosovës,

- tërheqjen e policisë nga të gjitha institucionet "të cilat nga viti 1999 deri në mbylljen e paligjshme në vitin 2024 ofronin shërbime vitale publike dhe administrative për qytetarët".

- formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe,

- zbatimin e menjëhershëm të “garancive të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara nga 28 dhjetori i vitit 2022, dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë", të arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe

- kryerjen e pagesave me shërbimeve postare me valutën serbë, dinar.

E në lidhje me këtë situatë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai ironizon me zhvillimet e fundit, duke përmendur situatat e kaluara kur qeveritë e kaluara kanë bërë kompromis me Serbinë.

Gashi rendit disa pyetje ironizuase për kryeministrin Kurti.

Kryeministri Kurti, po dëshiron ta çmend Vuçiqin. Pse bre Albin po i arreston edhe kriminelët serbë kur këta para teje vetëm shqiptar kanë arrestuar e gati nga askush nuk janë kritkuar.

Pse bre Albin, dinarin Serbisë po ja konfiskon?

Pse bre Albin, bankat ilegale Serbisë po ja ndalon?

Pse bre Albin, postat iligale po i mbyllë e strukturat kriminale po i ndalon e zyret po i bllokon”, pyet avokati.

Ndër të tjera Gashi kujton veprimet e qeverive të kaluara duke bashkëpunuar me Serbinë dhe mos u kritikuar.

Mësohu o Albin edhe ti si këta para teje shah me territorë të Kosovës me lu, nëse dëshiron armiqët e Kosovës gjatë pushtetit me ta garantu.

Po ti nuk je si ata dhe atë çka Serbia dëshiron nuk e bën se ty populli të don,” përfundoi avokati Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat