Veprimtari nga Amerika ‘zbulon’ heshtjen e Edi Ramës: Ai nuk guxon të ndihet kur ‘vëllai’ i tij Vuҫiq...

Politika

Veprimtari nga Amerika ‘zbulon’ heshtjen e Edi Ramës: Ai nuk guxon të ndihet kur ‘vëllai’ i tij Vuҫiq...

Nga: H.O Më: 14 shtator 2024 Në ora: 08:11
Edi Rama- Albin Kurti

Veprimtari dhe publicisti nga Amerika, Binak Maxharraj në një prononcim për ‘Bota sot’ ka kërkuar ‘llogari’ nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për veprimet e heshtjen e tij ndaj aktulitetit të fundit.

Maxharraj pyet Ramës se pse po shtiret si ‘i vdekur, kur është i gjallë’. Sipas tij, kjo po ndodhë për shkakun se ai është future në rrugën e tradhtisë kombëtare.

“Analisti dhe opinionisti Dedë Preqi po interesohet se a është gjallë ndokund Edi Rama që s’po duket askund, as zëri s’po i dëgjohet, sidomos në këto përvijimet e fundit te hallakamës nacionaliste serbe ne krye me prsidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq. Po, është gjallë kjo krijesë amorfe por nuk guxon të shfaqet sepse është futur thellë në rrugën e tradhtisë kombëtare, duke e luajtur lojën e djallit me”vëllaun” e tij Vuçiq. Greku dhe serbi angazhohen deri në vdekje duke e mbrojtë vendin e tyre, ata vdesin duke e ruajtë nderin dhe virtytet e kombit të tyre, ata nuk lanë shibël më ra në pastërtinë e kombit të tyre”, vlerëson ai.

Image
Binak Maxharraj

Maxharraj pyet poashtu se, Rama çfarë bënë për ta mbrojtë kombin e vetë?! Asgjë, vetëm se e denigron e nënçmon, e turpëron.

“Ky bastard njeri hynë në birën e minit, nuk guxon të ndihet kur”vëllau” i tij Vuçiq e bllokon Urën e Ibrit, nuk e hapë gojën as kur Vuçiq i mbyllë pikat kufitare me Kosovën. Por, ky njeri shkon edhe më larg kur kavërdiset me Vuqiçin për ndarjen e Kosovës, nga Biserko u zu në vepër në Nish kur bënte plane me Vuçiqin për ndarjen e Kosovës të cilëve iu bashku edhe Hashim Thaçi në vend që t’i kundërshtonte. Ja ky është Edi Rama për se gjalli i cili mjerisht dhe aksidentalisht gjendet në pozitën e kryeministrit në Shqipëri duke e luajtur vallen e korrupsionit më ç’rast nuk ia di fijen pasurisë së tij. Me Vuçiqin sorollatët e mbronë atë kudo që arrijnë edhe kur flet para shqiptarëve, edhe kur flet nëpër forume ndërkombetare ia mbanë anën Serbisë e jo Kosovës. E dinigron Kosovën. I tillë është ky bastard, injorant filoserb, thotë ai.

Analisti nga Amerika thotë poashtu se, me ‘çfarë të drejtë ky njeri bastard i injoron vëllezërit dhe motrat prej mishi e gjaku në Kosovë dhe hidhet turpërisht në përqafim të Serbisë dhe Vuçiqit’.

“Po kush është ky halabak me këtë sjellje arrogante, të pisët e shumë të poshtër i cili e injoron gjakun e derdhur për çlirimin e Kosovës dhe fuqishëm i rraset në gji vrastarit të shqiptarëve Vuçiq. Nuk ka të drejtë kjo qenie amorfe antinjerëzore të bëjë plane, skica për ndarjen e Kosovës me çetnikët e Beogradit në dëm të Kosovës. Është koha e fundit që shteti i Kosovës, të ia bëjë me dije këtij katili, këtij tradhtari të kombit se nuk ka të drejtë dhe nuk guxon të përzihet në punët e brendshme e as të flasë në emër të saj, sepse Kosova nuk është jetime, i ka zotët e shtëpisë që përkujdesën për të”, thotë ai.

Maxharraj thekson se Rama nuk ka ndjenja as dashuri për kombin, madje bëhet bashkë me armiqtë e kombit, me grekun e serbin.

“Ti Edi Dreq-Rama vepron kundër kombit tënd, ti nuk ke as farë ndjenja dhe dashuri për kombin tënd. Kjo ndoshta sepse prindërit tu nuk kanë mbjellë në ty asfarë ndjenja atdhedashurie. Ti Edi Dreq- Rama bëhesh bashkë më djallin dhe të birin e tij, ti bëhesh bashkë me armiqtë e kombit, ti Edi Rama bëhesh bashkë me grekun dhe serbin, bënë aleanca të turpshme me ta, për ta dëmtuar kombin, shqiptarin, ti për hatër të serbit dhe grekut bënë lojën më të turpshme djallëzore, jo vetëm ndaj vendit tënd, por në veçanti ndaj pjesë tjetër të kombit që jetoj në Kosovë, Maqedoni e Serbi. Ti Edi Dreq-Kristaq Rama luaj lojërat më të turpshme me ta në dëm të shqiptarisë, t’i vepron kështu sikur Kosova të mos ishte pjesë e kombit, t’i krijon barriera gjithëkombëtare, t’i për çdo ditë e më shumë krijon barriera midis dy pjesëve të kombit Shqipërisë dhe Kosovës”, tha ai.

Ai thotë se është e turpshme dhe skandaloze veprimet e kryeministrit Rama.

“Skandaloze, e mjerueshme e tmershme dhe e turpshme për ty?! Dhe turpi yt po vazhdon pa fije turpi, sepse djalli dhe dreqënit nuk kanë turp, i sojit të tillë je ti.?! Mos kërko edhe me tutje Dedë Preqi të pyesish se a është gjallë Edi Rama sepse ky njeri është i gjallë për së vdekuri, nuk na duhet gjë sepse njeriu që i injoron vëllezërit e vetë e bëhet me “vëllezërit” serb nuk i vyn ja as kombit e as dreqit”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat