Kërkesat e Vuçiqit/ Avokati shqiptar vjen me lajmin e keq për Serbinë dhe Rusinë – befason me një parashikim!

Politika

Kërkesat e Vuçiqit/ Avokati shqiptar vjen me lajmin e keq për Serbinë dhe Rusinë – befason me një parashikim!

Nga: M.Haziri Më: 14 shtator 2024 Në ora: 18:02
Spartak Ngjela

Në një adresim para kombit, më 13 shtator, Vuçiq ka thënë se Serbia beson që përmbushja e kërkesave përbën “parakusht të domosdoshëm për një përparim domethënës” në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

"Kërkojmë të kthehemi te gjithçka që është arritur dhe përparuar në procesin e dialogut".

Ai ka paralajmëruar se Beogradi do të nisë një “fushatë diplomatike globale”, në mënyrë që të plotësohen këto kërkesa.

Në këtë adresim Vuçiq parashtroi shtatë kërkesa, ndër to edhe formimi i Asociacionit.

E në lidhje me këto kërkesa dhe mundësinë e realizimit të tyre, për “Bota sot”, ka folur avokati shqiptar Spartak Ngjela.

Ai thotë se kërkesat e Vuçiqit janë marrëzira politike dhe se mbrojtja që Kosova ka nga SHBA është shumë e fortë, për këtë arsyje kot lodhet Vuçiqi.

Është thjesht marrëzira politike e ekstremit Milosheviçian në Serbi.

Asgjë nuk bëjnë dot.

Kosova është marre me luftë, dhe pavarësia e saj është në nivel të lartë të mbrojtjes amerikane.

Bota shqiptare në Gadishullin Ilirik sot është brenda interesit të madh amerikan.

Te kjo borë shqiptare është përqendruar edhe interesi i të dyja superfuqive: Edhe USA edhe Rusia e kanë në trajtimin e tyre politik Shqipërinë dhe Kosovën

Por politika amerikane është shumë më e fortë në të dy shtetet shqiptare: Edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri.

Në fakt kjo është Thembra e Akilit në politikën e sotme perëndimore për botën shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Dhe ky është edhe fati i madh historik i Shqipërisë dhe Kosovës.

Kot lodhet Vuçiq”, u shpreh ai.

Më tej,avokati jep një shpjegim për rëndësinë që veri i Kosovës ka.

Duke vazhduar Ngjela thotë që bashkimi kombëtar shqiptar në Gadishullin Ilirik është interes amerikan dhe do të ndodhë.

“E dini juve se çfarë është veriu i Kosovës?

Është e ardhmja e shqiptarisë sepse burimet nëntokësore të Veriut të Kosovës jenë magjia e pritshme e zhvillimit ekonomik kombëtar të të gjithë shqiptarisë...

Në këtë rajon si rezerva minerare është e ardhmja e botës shqiptare në Evropë dhe në rrafsh botëror . prandaj kot lodhen edhe Beogradi edhe Moska.

Kurse Albin Kurti duhet ta ketë mirë parasysh që shqiptaria sot është e pathyeshme, dhe nacionalizmat arkaikë të tipit naziskin nuk kanë me vend në botën moderne, ku sot bën pjesë edhe Shqipëria edhe Kosova.

Interesi amerikan për shqiptarinë në Gadishullin Ilirik është i ndërthurur realisht brenda binomit kombëtar Shqipëri Kosovë.

Me gjithë pengesat që po sjell Albin Kurti, asgjë nuk mund të ndodhë në ecurinë e bashkimit kombëtar shqiptar në Gadishullin tonë, që po mbë shtetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Veriu i Kosovës me Mitrovicën e Trepçen, keni për ta parë që do të jetë simboli i zhvillimit të botës shqiptare, si një çështje që shumë shpejt do të jetë epiqendra e zhvillimit kombëtar të shqiptarisë”, përfundoi avokati Ngjela për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat