Shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut, kanë qenë disa prej kërkesave kryesore që ka përmendur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për Kosovën.
E këto kërkesa të Vuçiqit, i ka komentuar eksperti austriak, Gunther Fehlinger.
Si fillim, ai në një prononcim për “Bota sot” u shpreh se presidenti serb me ndihmët e Putinit, po tenton të krijojë një rast për luftë kundër Kosovës, por që e di se nëse e bën një gjë të tillë, SHBA e ‘rrëzon’ atë.
“Presidenti i Serbisë po mundohet të ndërtojë një rast për luftë kundër Kosovës, në fillim të sezonit të vështirë të dimrit. Mbështetësi i tij i vetëm i madh, Putin, duket i dobët pas poshtërimit të Kurskut. Së shpejti SHBA dhe Britania e Madhe do të lejojnë Ukrainën të çlirojë Krimenë dhe Putini është i dëshpëruar për një luftë të re ballkanike. Por, Vuçiq e di se Amerika do ta rrëzojë atë nëse vërtet fillon një luftë kaq të çmendur”
Krahas kësaj, tha se Vuçiq synon ta ‘mposht’ publikun dhe liderët e Kosovës, kjo për të shprëqëndruar vëmendjen e popullit serb nga qeverisa e tij e korruptuar.
Po ashtu, eksperti austriak kërkoi nga NATO ta kërcënojë Serbinë me bombardim, nëse synon ta sulmojë Kosovën.
“Pra, Vuçiq po bën luftë virtuale kundër Kosovës në baza dypalëshe, në një lojë të dëshpëruar për të mposhtur publikun dhe liderët e Kosovës dhe tjetra për të shpërqendruar publikun e tij nga qeverisja e tij e korruptuar. Fatkeqësisht, kjo ka një efekt negativ në Kosovë sa i përket besimit të publikut dhe investitorëve. Po ashtu, bllokon të ardhmen e Serbisë dhe Kosovës në BE, derisa e dëmton Kosovën më shumë se Serbinë.
Politika më e mirë për NATO-n është të kërcënojë Beogradin, se do të bombardojë, në momentin e çdo hapi të mëtejshëm e të dhunshëm që Vuçiq merr kundër Kosovës.
Dhuna me fjalë duhet të përballet me dhunë me fjalë. Politika e zbutjes dhe e blerjes së Vuçiqit ka dështuar. Tani kërkohen kërcënime të qarta për ndërhyrje ushtarake”, përmbylli Gunther Fehlinger për “Bota sot”.