“Të tmerruar nga…!”, publicisti nga Gjermania ‘godet’ PAN-in dhe fushatat e tyre kundër qeverisë – jep sinjale pozitive për LVV-në

Politika

“Të tmerruar nga…!”, publicisti nga Gjermania ‘godet’ PAN-in dhe fushatat e tyre kundër qeverisë – jep sinjale pozitive për LVV-në

Nga: A.M. Më: 14 shtator 2024 Në ora: 21:51
Liderët e partive opozitare

9 shkurti është caktuar si datë e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Partitë politike në Kosovë kanë filluar fushatat e tyre politik, ndonëse ka ende kohë deri të mbajtja e tyre.

E në këtë rast, partitë opozitare po përdorin mjetet dhe metodat e tyre për ta goditur partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, kjo për qëllim të fitojnë avantazh ndaj saj.

E në lidhje, me fushatat e partive opozitare foli publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj.

Si fillim, ai u shpreh se fillimi i fushatës opozitare është i zymtë, ku në këtë rast e dalloi pak LDK-në, e cila sipas tij është në epërsi nga PAN-i.

Sipas Zeqirajt, PDK dhe AAK janë parti anti-perëndimore, vetëm hiqen si pro-amerikane.

“Fushata për zgjedhjet në pritje, pothuajse, ka filluar. Se çfarë do të jetë kjo fushatë, për LDK, PDK dhe AAK-NISMA, kundër partisë në pushtet, fillimi është i zymtë.  Nga partitë-banda të PAN-it, LDK-në do ta veçoja, duke shpresuar në disa avantazhe të saj, që e shquajnë në epërsinë e saj. në raport me opozitën aktuale.

Negativiteti i PDK dhe AAK, nismon me falsifikimin e madh, duke u vetëquajtura si të djathta!? Realisht, janë të majta ekstreme, pra, staliniste, të cilat kanë dalë nga një mitër e përgjakur. Hiqen si pro-amerikane, por janë, nismë e mbarim, kundra amerikane dhe tërësisht anti-perëndimore. Dhe, kjo zë fill me LPK-në amë të tyre, e cila, dikur, protestonte kundër bashkimit të dy Gjermanive, "sepse po dobësohet komunizmi botëror me nënën Rusi në krye!" Këto protesta ishin në vazhdën e udhëheqësit shpirtëror, kriminelit vrastar të shqiptarëve, gjatë dhe pas luftës në Kosovë dhe Shqipëri, për gjysmë-shekulli radhazi”.

Krahas kësaj, publicisti u shpreh se edhe këtë herë, negativisht në fushatën e PAN-it, pritet të ndikojë procesi gjyqësor në Speciale, ku po gjykohën edhe për krime lufte.

Image
Idriz Zeqiraj.

“Fushatën parazgjedhore të partive të PAN-it, e vështirëson shumë akuza bazike e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, për krime monstrume, me emërtesen adekuate - Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale -, e cila vetëm përgjatë sundimit kriminal të Qeverisë së Përkohshme të Hashim Thaçit u ekzekutuan, pa gjyq, 456 ushtarakë të FARK-ut; veprimtarë e kuadro të LDK-së, kundërshtarë politikë edhe brenda llojit, kuadro të hershme të LPK-së, për ta shmangur konkurrencën politike.

Tashmë krimi i faktuar vrastar dhe korrupsioni galopant, respektivisht, hajnia zyrtare, do të jenë pengesë serioze, për një fushatë normale, madje aspak të besueshme, pavarësisht propagandës leha-qene të stilit enverist, me byroistët e tij”, nënvizoi ai.

Më tej, Zeqiraj tha se rezultatet e 9 shkurtit do të jenë zhgënyjese për partitë opozitare.

Kjo pasi nuk kanë bërë reformat e duhura, përveç ulërimave shpifëse, sharëse ndaj qeverisë.

“Rrjedhimisht, gjasat e opozitës PAN-iste në përballjen e suksesshme me pozitën aktuale në pushtet, nuk janë aspak premtuese. Pritjet për rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit të ardhshëm, do të jenë zhgënjyese, sepse përveç ulurimave shpifëse, sharëse dhe denigruese ndaj pozitës, nuk kanë bërë asnjë reformë, asnjë nismë, për të nxjerrur partitë e tyre nga bataku humbës i 14 shkurtit 2021. Të tmerruar nga reformimi, përshkak të grupeve klanore brenda partiake, në veçanti në PDK, zhbërja e partisë dhe riformimi i partive të reja, me elementë të pa inkriminuar, për të shpëtuar aq sa mund të shpëtohet nga anëtarësia aktuale. Sepse inkriminimi i partive-banda të PAN-it, është mjaftueshëm masiv”, shpjegoi publicisti.

Ndër të tjera, ‘goditi’ partitë e PAN-it, të cilat po kundërshtojnë veprimet sovraniste.

“Të gjitha veprimet sovraniste, PAN-istët e çoroditur e vulë-humbur, i quajnë se bëhen për përfitim votash nga pozita! Kjo na kujton një bisedë në mes të një serbi dhe një shqiptari:

Serbi pyet shqiptarin - përse lufton ti?

Shqiptari: Për bukë goje për vete dhe fëmijtë.

Shqiptari: Po ti, - pyet serbin?

Serbi: Për nder e lavdi.

Shqiptari: Vërtet, gjithë kush lufton për atë që i mungon.

Pikërisht, votat po i mungojnë opozitës. Andaj, "ia çajnë hallin kalorësit që po i varën këmbët!"”, përmbylli Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat