Aktakuza ndaj Radoiçiqit për sulmin terrorist në Banjskë/ Juristi ka një thirrje: Të bashkëpunohet me Interpolin!

Politika

Aktakuza ndaj Radoiçiqit për sulmin terrorist në Banjskë/ Juristi ka një thirrje: Të bashkëpunohet me Interpolin!

Nga: A.SH Më: 15 shtator 2024 Në ora: 15:32
Milan Radoiçiq

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, të mërkurën që kaloi ngriti aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për 45 të pandehurit e përfshirë në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, përfshirë edhe Milan Radoiçiqin.

Në aktakuzën e publikuar thuhet se: “Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’ rast si rezultat i dhunës së përdorur ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku e u rrezikua jeta e zyrtarëve tjerë policorë dhe popullatës civile”.

Juristi Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë ata mund të gjykohen vetëm në mungesë, pasiqë kriminelët tashmë kanë ikur në Serbi ose edhe jashtë saj.

Ai të vetmen zgjidhje e sheh bashkëpunimin me Interpolin, pra me ndërkombëtarët, se siç thotë ai Serbia nuk bashkëpunon me Kosovë.

“Mund të gjykohen vetëm në mungesë, për arsye se këta persona kanë ikur për në Serbi dhe jashtë Serbie shumica.

Kosova duhet të kërkojë ndihmë ndërkombëtare përmes Interpolit për t’i kapur ndonjë nga ata, pra është e komplikuar pasi që Serbia nuk bashkëpunon në asnjë mënyrë me Kosovën, prapë duhet të kërkohet ndihmë ndërkombëtare, në të kundërtën mund të ngriten aktakuza koti, pra duhet të tentohet bashkëpunimi me Interpolin ose Serbia duhet të pajtohet që t’i dorëzoj të gjithë këta persona Kosovës”, deklaron juristi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat