Kërkesat e Serbisë, eksperti nga Brukseli vjen me deklaratën e fuqishme: Ja nga e mori guximin Vuçiq për…!

Politika

Kërkesat e Serbisë, eksperti nga Brukseli vjen me deklaratën e fuqishme: Ja nga e mori guximin Vuçiq për…!

Nga: A.M. Më: 15 shtator 2024 Në ora: 17:00
Bashkëpunëtori i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, Toby Vogel.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, tha të premten se Serbia kërkon kthimin në “status quo ante” (gjendjen e mëparshme) në veriun e Kosovës, si rrugë për tejkalimin e situatës së krijuar nga ato që ai i cilësoi synim të Prishtinës për përndjekjen e popullsisë serbe.

“Kërkojmë shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike në veriun e Kosovës, me pjesëmarrjen e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian. Kthimin e serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun dhe kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre gjyqësore. Tërheqjen e forcave të posaçme të Policisë së Kosovës nga veriu”, tha presidenti serb duke vënë theksin te “formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Këto kërkesa të presidentit serb nxitën reagime të shumta publike.

E për këtë temë, foi bashkëpunëtori i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, Toby Vogel.

Ai ka thënë për gazetën “Bota sot” se retorika e presidentit serb është boshe, derisa tha se është e pakuptimtë t’i përshkruajmë vendimet e fundit të qeverisë Kurti për veriun si "spastrim etnik" apo diçka të tillë.

“Në njëfarë niveli, retorika e Vuçiqit është boshe dhe e pakuptimtë, duke synuar thjesht një audiencë vendase të robëruar, e cila nuk dëgjon më këndvështrime të tjera në mediat serbe dhe mbahet në një gjendje të përhershme krize dhe drame.

Fatkeqësisht, kryeministri Kurti po luan me këto narrativa duke ndërmarrë hapa që ua vështirësojnë jetën serbëve të Kosovës. Ndonëse është absolutisht e pakuptimtë ta përshkruajmë këtë si "spastrim etnik" apo diçka të tillë, lëvizjet e Kurtit i japin një besueshmëri sipërfaqësore retorikës histerike që del nga Beogradi”, nënvizoi eksperti.

Po ashtu, Vogel u tregua kritik edhe me ndërkomëbtarët dhe qasjen e tyre ‘ledhatuese’ ndaj Vuçiqit.

Krahas kësaj tha se Vuçiq ka marrë guxim nga marrëveshjet e fundit me BE, Gjermaninë e Francën, kjo gjë vërehet në komentet e fundit kundër Kosovës.

“Po aq për fat të keq, “komuniteti ndërkombëtar” – SHBA, BE dhe shtetet e saj anëtare udhëheqëse – e kanë përqafuar Vuçiqin me shpresën e kotë se do ta detyronin atë të “lëvizte në Perëndim”, të hiqte dorë nga lidhjet e tij me Putinin dhe të ndihmonte stabilitetin rajonal. Loja e Vuçiqit për të balancuar Perëndimin kundër Rusisë dhe Kinës ka dhënë atë që ai po kërkonte – mbrojtjen kundër çdo presioni për të reformuar ose për t'u angazhuar në dialog kuptimplotë me Kosovën. Komentet e tij të fundit për Kosovën e bëjnë të qartë se ai ndihet i guximshëm nga marrëveshja e fundit e litiumit me BE-në dhe Gjermaninë dhe marrëveshja Rafale me Francën. Ndërkohë, “masat” ndaj Kosovës vazhdojnë edhe pse shumica e qartë e vendeve anëtare të BE-së dëshiron t'i heqë ato”.

Ndër të tjera, eksperti vlerësoi se qëllimi kryesor i Vuçiqit është ta luajë rolin e mbrojtësit të serbëve dhe t’i paralajmërojë ndërkombëtarët se ai mund të bëjë telashe të mëdha.

“Kërkesat specifike që bëri Vuçiq janë më shumë të karakterit simbolik; disa prej tyre janë krejtësisht jashtë diskutimit dhe ai e di që nuk do të përmbushen. Qëllimi kryesor është ta luajë rolin e tij si mbrojtës i serbëve, të mbajë në lojë çështjen e Kosovës dhe të përforcojë mesazhin për mbështetësit e tij të huaj se ai mund të bëjë telashe të vërteta nëse do t’i duhej atij. Por, ky përshkallëzim retorik mund të sinjalizojë një përshkallëzim edhe në terren, nëse dhe kur Vuçiq do mendonte se kjo do të ishte në interesin e tij”, përmbylli Toby Vogel për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat