Ngritja e aktakuzës/ Dugolli jep një detaj të padëgjuar për agresionin e Serbisë në Banjskë!

Politika

Ngritja e aktakuzës/ Dugolli jep një detaj të padëgjuar për agresionin e Serbisë në Banjskë!

Nga: M.Haziri Më: 16 shtator 2024 Në ora: 08:01
Enver Dugolli

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të mërkurën që lamë pas se ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave - në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq - për sulmin e armatosur në Banjskë.

Të përfshirët, sipas prokurorit të rastit, Naim Abazi, kanë pasur role të ndryshme brenda grupit të tyre kriminal - "duke filluar nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste deri te financimi dhe shpëlarja e parave".

"Në mesin e të akuzuarve kryesorë është edhe individi me pozitë kyçe si udhëheqës i grupit, Millan Radoiçiq, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale", tha Abazi në një konferencë për media, të mbajtur të mërkurën në Prishtinë.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur deputeti Enver Dugolli.

Sipas tij, ngritja e kësaj aktakuze është një lajm i mirë ani pse i vonuar.

Deputeti shton që me ngritjen e aktakuzës mund të përfshihen edhe elemente tjera të agresionit nga Serbia.

Ngritja e aktakuzës është lajm i mirë, ndonëse i vonuar. Besoj qe aktakuza edhe mundet me u zgjeruar qe të përfshihen saktë të gjitha elementet e agresionit qe ka ardhur nga Serbia”, u shpreh ai.

Në fund deputeti nënvizon që ky grup terrorist ka pasur një mbështetje nga strukturat më të larta të Serbisë zyrtare.

Pra grupi terrorist nuk ka mundur të veproj pa një platformë dhe plan të mbështetur dhe organizuar nga strukturat më të larta te Serbisë zyrtare”, përfundoi deputeti Enver Dugolli për “Bota sot”.

Kujtojmë që në Banjskë të Zveçanit - pjesa veriore e Kosovës - një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në ërleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Pesë ditë pas ngjarjes, më 29 shtator, përgjegjësinë për sulmin e mori Radoiçiq, ish-politikan dhe biznesmen nga veriu i Kosovës, i cili besohet se gjendet në Serbi.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd është duke kryer, po ashtu, hetime për rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat