Anton Quni flet për aktakuzën e ngritur/ Jep lajmin e keq për Serbinë: Do të zbulohen të gjitha këto detaje!

Politika

Anton Quni flet për aktakuzën e ngritur/ Jep lajmin e keq për Serbinë: Do të zbulohen të gjitha këto detaje!

Nga: M.Haziri Më: 16 shtator 2024 Në ora: 14:01
Anton Quni

Mungesa e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ka arritur të sjellë tensione të herë pas hershme në veri të vendit.

Sulmi i 24 shtatorit mbetët ende një nga sulmet terroriste të organizuar nga grupet terroiste për ta destabilizuar veriun e vendit.

E për këtë sulm tashmë është ngritur një aktakuzë.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar javën që lamë pas se ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave - në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq - për sulmin e armatosur në Banjskë.

Të përfshirët, sipas prokurorit të rastit, Naim Abazi, kanë pasur role të ndryshme brenda grupit të tyre kriminal - "duke filluar nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste deri te financimi dhe shpëlarja e parave".

"Në mesin e të akuzuarve kryesorë është edhe individi me pozitë kyçe si udhëheqës i grupit, Millan Radoiçiq, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale", tha Abazi në një konferencë për media, të mbajtur të mërkurën në Prishtinë.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur deputeti Anton Quni.

Ai shprehet pozitivë që nga kjo aktakuzë do të kuptohet në detaje se si është planifikuar ky akt terrorist.

Sipas tij, përmes kësaj aktakuze do të zbulohet edhe si kanë arritur të hyjnë në territorin e Kosovës gupret kriminale.

Unë besoj se me anë të provave, dëshmive dhe ekspertizave të ndryshme, institucionet e drejtësisë do ta zbërthejnë në imtësirat më të vogla aktin terrorist në Banjskë, që nga ideimi i aktit e deri tek qëllimi final. Pra, do të kuptojmë se kush qëndron që në gjenezën e veprimit terrorist, si u planifikua dhe si u mbështet nga institucionet e Serbisë, mënyra e kalimit në brendinë e territorit të Kosovës, planet e ngritjes së pozicioneve luftarake, sabotimet, diverzionet, masovizimi i grupit terrorist etj”, u shpreh ai.

Më tej, thekson deputeti shpërfaqja e këtij veprimi terrorist do të tregoj se sa larg është në gjendje të shkoj Beogradi.

Nga ana tjetër, ai kërkon nga komuniteti ndërkombëtar të dënoj këto akte të tillë.

Shpërfaqja e veprimit terrorist, është dëshmi e fortë se sa larg është në gjendje të shkojë Beogradi përkundër deklarimeve kinse për kontributin e tyre në ndërtimin e paqes në rajon.

Komuniteti ndërkombëtar do të duhej fuqishëm t'i dënojë aktet e tilla, si një ndër mundësitë parandaluese për përsëritjen e tyre, të cilat jo vetëm që e sfidojnë sigurinë nacionale të një vendi, por mund të përshkallëzohen në situata më të rënda për tërë rajonin”, përfundoi deputeti Anton Quni për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat