“Kamala Harris e shkatërroi Trumpin” – Çka fiton Kosova pas zgjedhjeve në Amerikë?

Politika

“Kamala Harris e shkatërroi Trumpin” – Çka fiton Kosova pas zgjedhjeve në Amerikë?

Nga: N. Sh. Më: 16 shtator 2024 Në ora: 16:17
Kamala Harris dhe Donalt Trump

Profesori dhe analisti politik, i cili jeton dhe vepron në SHBA, Binak Maxharraj ka folur për zgjedhjet në Amerikë.

Ai thotë se, zakonisht me rastin e zgjedhjeve pos fushatës elektorale në SHBA është zakon që të mbahen bile së paku dy debate, duele në TV që elektorati të mësojë drejtëpërdrejtë pritshmëritë e tyre.

Ai thotë se, së pari u mbajt në pranverë dueli midis presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden dhe ish-presidentit Donald Trump, ku shton se aty humbi Joe Biden i Partisë Demokratike!

“Pra, ky duel mbaroi keq dhe humbës doli Joe Biden të cilin që moti e ka kapur skleroza e moshës, e harresës, i cili ngatërrohej me vetën, e humbte vëmendjen, etj, ndaj “agresorit” Trump anipse mbi shpinën e tij rrënojnë 71 vepra penale me atë më të rëndësishmën sulm i mbështetësve të tij në Kongresin Amerikan ku pati shumë të vrarë dhe ndërtesa nga mbrenda u demobilize. Anipse Partia Demokratike edhe përpara këtij dueli kishte dilema në aftesitë shëndetësore të Joe Bidenit 81 vjeçar, pas duelit u mbush kupa e demokratëve duke i thanë Presidentit Biden s’ka raund të dytë për ju. Për Joe Bidenin si president të SHBA-së i cili e njihte Kosovën shumë mirë dhe historinë e saj, priti nga Biden gjatë mandatit të tij të angazhohet rreth çështjës së Kosovës, por ai dështoi, në vend se të bënë diçka, ai dërgonte proserb si emisar në dialog të cilët më shumë ia mbanin krahun Serbisë se sa Kosovës. E çuditeshme, e papritshme, Kosova mbeti me gishta n’ngojë nga pritjet e tij”, shton ai.

Ai thotë se, Partia Demokratike në Konventën e sajë që zgjati katër ditë vendosi një zëri që ta heq qafe Bidenin për raundin e dytë, TV i cili ishte përcaktuar me 10.9.2024 duke e kandiduar për Presidente të SHBA zv. presidentën e deritashme Kamala Harris si sfiduese e Donald Trumpit.

“Në debatin, duelin që u mbajtë të martën e kaluar me 10.9.2024 ajo jo vetëm që e mundi Donald Trumpin, por e shkatërroi tërësisht duke e lënë pa fjalë e tekst, por edhe pa mend. Trumb u zu në pykat e Harris. Mediat prestigjioze në SHBA e cilësuan si fituese e debatit kandidatën e Partisë Demokratike e cila edhe po shkëlqen me forcën, dijën dhe përvojën e sajë në fushatë elektorale. Pra, meqë 5 Nëntori po afrohet kur do të mbahen zgjedhjet në SHBA, vetëm ndonjë çudi e madhe mund të ndodhë që Harris të mos fitojë,por nuk mendoj se do të ndodhë, sepse populli amerikan tanimë është i vetëdijshëm se nuk do të lejojë që një njeri mbi të cilin në qafën e tij rëndojnë mbi 71 vepra penale, 31 veç janë vërtetuar nga gjykatat amerikane e tjerat në vazhdim, i cili nuk ka ndonjë reputacion brenda vetë Amerikës, përshkak të skandaleve të tijë si president në mandatin e tij të kaluar katërvjeçar, por edhe përshkak të skandaleve në arenën ndërkombëtare me ç’rast i humbi shumë miq të devotshëm të Amerikës dhe gjetiu duke u afruar me diktator si në Korenë Jugore, me Putinin e Rusisë, por edhe me kërcënimet e tij që ia patë drejtuar NATO-s se do të ia lëkund rrënjet, etj”, potencon profesori.

Ai shprehet se, duke i patur parasysh të gjitha këto e shumë të tjera, si dhe përformancën shumë te dobët në debatin e 10 shtatorit 2024 kundër Kamala Harris, Donald Trumb nuk do të fitojë zgjedhjet e 5 Nëntorit.

“Ato do t’i fitojë zv.presidentja dhe kandidatja e Partisë Demokratike, Kamal Harris. Kjo është si loti se ish-presidenti dhe kandidati i Partisë Republikane do t’i humbë zgjedhjet, këtë e tregoi edhe debakli i tij në debatin e 10 shtatorit 2024, por edhe nga fakti se para do ditësh e lutën Donald Trumbin ata të Partisë së tij se do të ishte mirë që ai me Kamala Harris të këtë edhe një debat tjetër ai kategorikisht këtë mundësi e refuzoi nga frika e saj që do ta mund përsëri. Kështu veprojnë fikacakat e tipit Donald Trumb. Por nëse eventualisht rizgjidhet Donald Trump për president të SHBA do të ndihen dridhjet edhe jashtë Amerikës, do të dridhet Evropa e cila nuk e ka në qejfë për shkak të turbulencave të tij politike në mandatin e kaluar, do të kënaqet Putini i Rusisë si dhe presidenti i Serbisë i cili me “hastretë” po pret të zgjidhet Trump për t’i ra Kosovës me Richard Grenellin e tij të çmendur, etj por “sherrin” e ardhjes për president do të ia sheh edhe Ballkani Perëndimor e në veçanti Kosova, sepse në Kosovë do të sillet si fantazmë, si sorrat e zeza ai fare Richard Grenell i cili është plotë mllef në qeverinë e Kosovës”, thekson ai.

Maxharraj thekson se, me ardhjen eventuale të Tumpit, Kosova do të përjetojë ditët e saj me të këqija.

“Kjo sepse Trump përmes Grenellit do të rifillojë disa projkete makabre të cilat më herët ia ndali kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Albin Kurti. Do të rinisë ndarja e Kosovës sipas marrëveshjes së mëparshme Vuçiq-Rama-Thaçi e cila do të ndodhte po të mos i prishej ‘avioni’ me të cilin udhëtonte Hashim Thaçi për në Amerikë, jo me Albinin por me Hotin, dhe u deshtë të kthehet pas dhe drejtë në Hagë. Por, pas të gjitha këtyre të këqijave që do t’i pësonte Kosova me ardhjën e Donald Trumpit për president të dëshpëruar do të ishin edhe shumë grenelist të Kosovës të cilët do të detyroheshim që t’i veshin përsëri pantollat pas humbjes  së dyshes Trump-Grenell me 5 nëntor 2024. Por çka pret Kosova nëse fiton kandidatja e Partisë Demokratike është vështirë të thuhet, por megjithatë nëse ajo zgjidhet edhe nëse nuk e ndihmon Kosovën sikur që veproi Joe Biden, jam i sigurt se ajo nuk do ta dëmton dhe se veriu i Kosovës nuk do ta përjeton fatin e Çakorrit”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat