Rikthimi i Vjosa Osmanit në “shtëpi”/ Vjen paralajmërimi për LDK-në: Do të gabojë rëndë nëse...

Politika

Rikthimi i Vjosa Osmanit në “shtëpi”/ Vjen paralajmërimi për LDK-në: Do të gabojë rëndë nëse...

Nga: P.R Më: 17 shtator 2024 Në ora: 12:00
Vjosa Osmani

Raportet e jo të mira në mes të presidentes Vjosa Osmani dhe kryetares së partisë Guxo, Donika Gërvalla dhe kryeministrit, Albin Kurti, ka bërë që në opinionin publik të fillojnë të qarkullojnë zëra për një rikthim të Vjosa Osmanit në shtëpinë e saj të vjetër, LDK.

Por një rikthim të mundshëm të Osmanit në LDK po e kundërshton Osman Ferizi, ish kryetar i degës së LDK-së në Gjermani dhe aktivist shumë vjeçar i kësaj partie.

“Diskutimet hipotetike rreth kthimit të saj në LDK-së, aty ku për 20-vite veproi, u formua, bëri emër dhe karrierë, mos të harrojmë që ishte edhe kandidate për kryeministresh e Republikës së Kosovës nga partia e Ibrahim Rugovës. Unë mendoi që Presidentja e Vjosa Osmani as që duhet të diskutohet për kthimin e saj bashkë më disa figura tjera që u bënë bashkë më Lëvizjen Vetëvendosje për ta rrënuar LDK-në, por këtë nuk e mendoi për ish votuesit e saj të cilët ishin të zhgënjyer nga qeverisjet e PAN-it, nga nepotizmi, korrupsioni, kështu që ata votues euforik nuk bënë analiza, nuk panë as program qeverisës të VV, por u bënë peng të një fryme populiste, duke premtuar e mashtruar rrejshëm “Drejtësi e Punësim”, “Hajnat në burg, konfiskimin e pasurisë së pa arsyetuar të pushtetarëve”, por elektorati është i mirëpritur çdo herë në shtëpinë e tyre”, shprehet Osmani.

Image
Osman Ferizi

Ai e quan gabim të rëndë të LDK-së nëse futet në pazare me Osmanin dhe përkrahësit e saj për një rikthim në LDK.

“Unë mendoj që lidershipi i LDK-së do të gabojë rëndë nëse bënë pazare rreth kthimit të këtyre eksponentëve populist e makiavelist, do i ofendojë 12% të votuesve të LDK-së që i qëndruan besnik idealeve dhe frymës Rugoviane, edhe pse kishte disa arsye për rebelim por gjithherë mendoi që lufta politike, reformat, klanet që kapin struktura dhe pozita duhet të reagohet fuqishëm brenda strukturave deri në kryesi, deri në krijimin e fraksioneve brenda subjektit, por kurrsesi ndarje e shkëputje siç i kanë ndodhë partisë sonë”, thotë Osmani, sipas të cilit, tani presidentja Vjosa Osmani nuk e përfaqëson më askënd politikisht.

“Unë mendoj që Presidentja z. Osmani sot nuk përfaqëson askënd politikisht, ajo duhet të kërkojë falje elektoratit të LDK-së për fuqizimin dhe faktorizimin e kryeministrit Kurti (Hugo Qavez siç e quante dikur), Kuti dhe asamblistët e VV-së në Prishtinë votuan për largimin e Shtatores së Presidentit nga Sheshi, i cili ka mbetë aty për vetëm 3-vota, këta e urrejnë Rugovën, ajo e dërgoi një elektorat të djathtë tek një e majtë populiste, polarizuese, shpifëse e mashtruese. Ajo e portretizoi z.Kurtin si shpëtimtar të Kosovës duke u shprehur se “Lindi dielli i ri për Kosovën”, se ishte nder për të punuar më z. Kurtin…etj”, deklaron Ferizi.

“Më këtë qasje e retorik të saj ajo tregoi që është një përbindëshe e pa ngopur për pushtet, kontradiktore dhe jo konsistente, ajo më kë punoi deri më tani (Ia futi… ), që nga President Sejdiu e më radhë, shihet që dinë të mbijetoi duke krijuar kundërshtar, një prepotente, duke u viktimizuar sikur vetëm ajo është e denjë për të qenë e para”, shpjegon Ferizi.

Më tej, Ferizi thotë së Vjosa Osmani për këto 4 vite sa është në presidencë, në vazhdimësi ka heshtur ndaj kryeministrit Kurti.

“Kjo heshti për gati 4-vite të mandatit qeverisës të VV, nuk reagoi për mospranimin e Kosovës në KiE, nuk reagoi kur BE i pranoi Pasaportat Serbe për territorin e komunave serbe, nuk reagoi kur Kosova po ndëshkohej dhe izolohej, nuk reagoi kur anashkalohej dhe injorohej aleati dhe bashkë themeluesi, ai që siguron dhe mbron Shtetit tonë, nuk reagoi për pranimin e Asociacionit nën nivelin e atij të Thaçit &Mustafës, nuk reagoi kur Ministria e Jashtme i quante shtetet e BE si “Tigër prej letre”, për shumë e shumë veprime tjera”, nënvizon Ferizi.

Siç thotë ai, Kosova po shkon drejt izolimit ndërkombëtar nën udhëheqjen e Albin Kurtit.

“Dhe në fund mendoj që Qeverisja aktuale për këtë mandat nuk arriti që ta thelloi miqësinë dhe aleancën me shtetet mike, nuk u antarësuam në asnjë organizatë ndërkombëtare, nuk kemi asnjë njohje, po rrezikohemi të largohemi nga CEFTA, po penalizohemi dhe izolohemi, pa investime serioze nga BE, për të saten herë DASH ia tërheq vërejtjen Qeverisë Kurti, e vetmja kartë që duhet vlerësuar është sovraniteti në veri, heqja e ndikimit të bandave Serbe të dirigjuara nga Vuçiq. Por siç duket si Vuçiq që po inskenon më veriun për mbajtje pushteti të njëjten lojë po e bënë edhe kryeministri Kurti në emër të sovranitetit për ta mbajt pushtetin”, shton Ferizi.

“Është koha e fundit që qytetarët të vetëdijesohen, të dinë kë votojnë, kush do i përfaqësoi, kush i mashtroi, kush u pasurua në emër të pushtetit, kush punon për Shtet e kush për pushtet, për çdo premtim elektoral duhet kërkuar llogari, përgjegjësia, ndërgjegjja dhe llogaridhënia duhet të jenë prioritet, indiferenca, sevilizmi, lakmia po e varros këtë shoqëri”, përfundon Osman Ferizi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat