Fytyra urrejtëse dhe provokuese e Vulin-it ndaj Kosovës, publicisti: Evropë, a jeni duke parë me sy dhe a jeni duke dëgjuar me vesh?

Politika

Fytyra urrejtëse dhe provokuese e Vulin-it ndaj Kosovës, publicisti: Evropë, a jeni duke parë me sy dhe a jeni duke dëgjuar me vesh?

Nga: A.SH. Më: 18 shtator 2024 Në ora: 17:00
Foto ilustrim bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe

Serbia do të kishte shumë dëshirë që Kosova të mos ekzistonte si shtet. Madje, ajo po e lufton me qenien e saj për të sjellë konflikte në Kosovë duke përdorur serbët e Kosovës që jetojnë në veri të Mitrovicës.

Së fundi, zëvendësministri Aleksandër Vulin, ka kritikuar SHBA-në për bombardimin e Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Opinionisti Dedë Preqi, ka thënë se Vulini, është sot njeriu i sanksionuar nga SHBA-të, për shkak të akuzave dhe aferave kriminale e korruptive ndaj tij, si dhe i kontrabandës së armëve, poashtu i njohur edhe me retorika e tij propaganduese serbe, që luan rrolin e një marionete e kryetarit rus Vlladimir Putin.

Image
Dedë Preqi

«Aleksandër Vulin, njëri ndër urrejtësit dhe racistët e njohur kundër shqiptarëve dhe etniteteve tjera jo serbe, sot në rrolin e zavendëskryeministrit të Serbisë, i cili këto ditë e akuzon Amerikën, se pse së bashku me NATO-n, e bombarduan Serbinë, sepse nuk do të kishte më Kosovë, dhe nuk do të kishte serb të dëbuar nga ky vend.

Aleksandër Vulin, është sot njëri ndër të sanksionuarit e SHBA-ve, për shkak të akuzave dhe aferave kriminale e korruptive ndaj tij, si dhe i kontrabandës së armëve, po ashtu i njohur edhe me retorikat e tij propaganduese serbe, që luan rrolin e një marionete e kryetarit rus Vlladimir Putin, kundër perëndimit, kundër NATO-s, dhe kundër shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.

Vulin dhe shumë ultranacionalist të tjerë serb, janë i llojit të tillë, të cilët e kanë në gjene urrejtjen ndaj jo serbëve, në veçanti ndaj shqiptarëve, dhe në këtë shekull të civilizimit njerëzor kjo sëmundje e trashëguar i mundon dhe vuajnë pa kufi, për deri sa do gjejnë ndonjëherë shërim adekuat», thotë ai.

Tutje, ai thotë se Vulin i ofendon edhe ndërkombëtarët, duke i vlerësuar si bashkëpunëtorë të shqiptarëve.

«Në vizitën e fundit që Vulin, e kishte në Rusi, i tha Putinit, se Serbia, është aleate e ngushtë e këtij vendi, e cila nuk do i bashkohet sanksioneve të perëndimit, që janë kundër Rusisë, dhe Serbia, kurrë nuk do vendos anëtarësimin e saj në NATO.

Vulin i ofendon edhe ndërkombëtarët, duke i vlerësuar si bashkëpunëtorë të shqiptarëve, por të gjitha këto propaganda dhe ofendime të tyre paraqesin fytyrën e njerëzve institucional të faktorit serb në qeverinë e Vuçiqit, që lidhet sot me rrjedhat e destabilitetit rajonal, në veçanti me gjendjen aktuale në veri të Kosovës.

Dhe në këto momente kur Departamenti i Shtetit Amerikan, bënë thirrje dy palëve, asaj serbe dhe shqiptare, që të gjejnë rrugën e duhur përmes dialogut dhe të përmbahen ndaj akuzave me njëra-tjetren, Vulin përgjigjet, se SHBA-të, duhet të jenë më të përmbajtura, sepse Serbia, është mjaftë e përmbajtur dhe nuk mund të sundohet nga askush, sepse është në të drejtën e saj», shprehet ai.

Në fund, ai potencon se kur thotë se ia pamë sherrin Amerikës dhe NATO-s, pse e bombarduan Serbinë, se Kosova, nuk do të ekzistonte fare, Preqi thotë se Evropa duhet të ketë sy e vesh për këtë politikë të Vuçiqit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

«Dhe ajo që lë përshtypje kriminale dhe raciste krimineli Vulin, kur thotë se ia pamë sherrin Amerikës dhe NATO-s, pse e bombarduan Serbinë, se Kosova, nuk do të ekzistonte fare dhe nuk do të kishte pasur dëbime të serbëve nga ky vend, që sipas tij kryeministri Albi Kurti, e ka në plan ta pastroi nga serbët Kosovë, që në realitet është një propagandë dhe spekulim i kulluar.

Prandaj, Evropë, a jeni duke parë me sy dhe a jeni duke dëgjuar me vesh, se çfarë politike ka Aleksandër Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij serb, ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar, të cilët i dëshiron përndryshe të zhdukur dhe të asgjësuar nga faqja e dheut.

Madje, edhe kur njeriu e provon dhe e përjeton dhunën, kur keqtrajtohet, dëbohet, tjetërsohet, shkatërrohet dhe më në fund prapë se prapë akuzohet dhe maltretohet sepse nuk është i drejt, dhe vazhdohen përpjekjet për ta ndrydhur këtë kategori njerëzore, vetëm se është i një natyre tjetër, atëherë për të realizuar një qenje prej këtij njeriu, duhet të harrohet se ekziston tipari i vërtetë me virtyte njerëzore, që nuk do dallonte me qenien tjetër jo njerëzore, apo kafshën.

Prandaj, Vulin dhe shumë Vulina të tjerë të kësaj kategorie fashiste serbe, nuk kanë tipare dhe virtyte njerëzore, sepse vetëm kafsha e do vetëm racën dhe sojin vet, këto tipare i posedon edhe Vulini, i cili nuk dallon shumë nga faca dhe raca jo njerëzore», përfundon ai për «Bota sot».

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat