Skënder Zogaj parasheh epilogun e zgjedhjeve të 9 shkurtit – Ja cilën parti e rendit të parën

Politika

Skënder Zogaj parasheh epilogun e zgjedhjeve të 9 shkurtit – Ja cilën parti e rendit të parën

Nga: N. Sh. Më: 18 shtator 2024 Në ora: 22:24
Skënder Zogaj

Analisti politik, Skënder Zogaj ka folur për zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 9 shkurt.

Zogaj thotë se, zjedhjet e para 4 viteve kanë shënuar një kthesë e cila duket e jashtëzakonshme, mirëpo në fakt ka qenë krejtësisht e rëndomtë, sepse, partitë kryesore poltike kishin arritur një shkallë të pabesueshme degjenerimi, duke harruar misionin e tyre partiak e duke iu përkushtuar krejtësisht ambicieve për pushtet me 'duar në xhepa' siç deklarohej dikur Isa Mustafa.

“Partitë politike harruan se, misioni i tyre duhej të ishte përkatës me kërkesat e reja të shtetit të ri të Kosovës, që kishte nevojë për rend e ligj, ndërsa partitë politike po bënin të kundërtën. Transformimi politik u harrua dhe, partitë kaluan në klientelizëm të interesave rë ngushta të grupeve dhe individëve oligarkë, që e kapën shtetin dhe e ngulfatën”, thotë Zogaj.

Sipas tij, alternativa e vetme mbeti VV e cila, u mbështet edhe nga fraksioni i LDK-së, dhe triumfi ishte i sigurtë.

“Mirëpo, unë mendoj se, ky ishte një kolicion i panatyrshëm, dhe si i tillë do të kishte vështirësi të mëdha të funksiononte, sepse, dy kryesorët e shtetit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti dihet se kanë pikëpamje të ndryshme, madje më esencë të kundërta, prandaj, kanë funksionuar përtej së pritshmes”, shton ai.

Zogaj pohon se, kontraditat tashmë janë shprehur dhe, kjo prish shumë punë, të paktën për votuesit, të cilët në zgjedhjet e reja do ta kenë vështirë më shumë se kurdoherë tjetër që të përcaktohen.

“Nuk ka dyshim se, votuesit e Vjosës do të jenë me ndikim të hetueshëm për Albin Kurtin, i cili mund të jetë fatlum, në anën tjetër, sepse, partitë e tjera nuk kanë arritur të kthjellen dhe të marrin veten, pra nuk kanë arritur që të konsolidohen dhe të kthejnë elektoratin e tyre të mëhershëm. E kam fjalën për LDK-në dhe PDK-në, që 4 vitet e kaluara është dashur t'i shfrytëzojnë për t'u reformuar dhe krijuar anëtarësi të strukturuar mirë, e jo të mbesin në filozofinë e veprimtarive demagogjike me anëtarësitë e tyre. LDK-ja nuk bëri reformën e premtuar, sepse reformë nuk është sllogani "rruga e re" por është reforma nga anëtari më i thjeshtë e te kryesia qendrore, që janë formuilime manipuluese, me lista të sajuara dhe me emërime të shpifura, e jo me zgjedhje demokratike të anëtarësisë”, thotë Zogaj.

Prandaj, siaps tij, epilogu do të jetë i njëjtë, por me ndryshime të shifrave.

“VV do të ketë rënie. PDK-së dhe LDK-së u mbetet të kënaqen me një rritje simbolike. Kjo vlenë edhe për partitë e tjera”, përfundon Skënder Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat