Deputeti jep deklaratën e papritur/ Zbulon detaje nga plani i Serbisë: Në prapavijë është duke përgatitur…!

Politika

Deputeti jep deklaratën e papritur/ Zbulon detaje nga plani i Serbisë: Në prapavijë është duke përgatitur…!

Nga: M.Haziri Më: 20 shtator 2024 Në ora: 18:03
Aleksandër Vuçiq

Vuçiq ditë më parë ka parashtruar disa kërkesa për Kosovën për të vazhduar dialogun, duke u shprehur edhe e gatshme për bisedime nëse pranohen këto kërkesa.

Shtatë kërkesat e Serbisë

Vuçiq ka kërkuar:

- shpalljen dhe mbajtjen e "zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike" në veriun e Kosovës, me pjesëmarrjen e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe me mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian,

- kthimin e serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun, dhe kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre,

- tërheqjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga "bazat dhe pikat e kontrollit të ndërtuara në mënyrë të paligjshme" në veriun e Kosovës,

- tërheqjen e policisë nga të gjitha institucionet "të cilat nga viti 1999 deri në mbylljen e paligjshme në vitin 2024 ofronin shërbime vitale publike dhe administrative për qytetarët".

- formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe,

- zbatimin e menjëhershëm të “garancive të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara nga 28 dhjetori i vitit 2022, dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë", të arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe

- kryerjen e pagesave me shërbimeve postare me valutën serbë, dinar.

Bashkimi Evropian, duke iu referuar masave dhe thirrjeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për serbët në Kosovë, u bëri thirrja të dyja vendeve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Zëdhënësi i saj, Peter Stano, ndër të tjera mirëpriti “gatishmërinë” e Vuçiqit, për angazhim ne dialogun me Kosovën.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur deputeti Agon Batusha.

Image
Agon Batusha

Ai thotë se kjo deklaratë nga BE na lë të kuptojmë që e njejta po e pranon dhe kupton Serbinë dhe synimin e Vuçiqit për ta destabilizuar veriun e vendit.

“Kjo do të thotë që BE-ja po e pranon dhe e kupton që Serbia, pra Vuçiqi është ai që ka bërë destabilizimin e veriut dhe ka detyruar serbët lokal të tërhiqen nga institucionet në kundërshtim me gjitha marrëveshjet e arritura me ndërmjetësimin e vet BE-së”, u shpreh ai.

Deputeti më tej parashtron pyetje pse Kosova është ende në masa duke kërkuar që të njejtat urgjentisht të largohen.

Sipas tij, Serbia nuk ka dhe nuk do të ketë vullnet për dialog përderisa në prapavijë është duke përgatitur grupe terroriste dhe paramilitare për sulme në Kosovë.

Atëhere pse Kosova u akuzu dhe është nën masa?!

Pra, me këtë deklarat Kosovës duhet t’i hiqen menjeherë masat dhe të kemi një rifreskim të dialogut mbi parimet demokratike dhe vlerat evropiane.

Serbia nuk ka dhe nuk do të ketë vullnet për dialog përderisa në prapavijë është duke përgatitur grupe terroriste dhe paramilitare për sulme në Kosovë, duke u bazuar në mbështetjen e doktrinës së saj ushtarake dhe planëve të tyre për pushtim të Kosovës”, përfundoi deputeti Batusha për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat