Avokati shqiptar komenton deklaratën e fundit të kryeministrit Kurti, i jep një propozim - ja për çfarë bëhet fjalë!

Politika

Avokati shqiptar komenton deklaratën e fundit të kryeministrit Kurti, i jep një propozim - ja për çfarë bëhet fjalë!

Nga: M.Haziri Më: 21 shtator 2024 Në ora: 19:02
Spartak Ngjela

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, akuzoi të premten zyrtarët perëndimorë për “përkëdhelje” të Serbisë, të nxitur nga, siç tha ai, frika e tepruar se Beogradi do të afrohet më shumë me Moskën.

Në një intervistë në Bruksel për agjencinë e lajmeve Reuters, kryeministri Kurti tha se Bashkimi Evropian po dështon të luajë rolin e arbitrit në zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga blloku për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi.

"Unë mendoj se përkëdhelja (perëndimore) e Serbisë për dy vjet e gjysmë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, nuk po shpaguhet. Dhe dikush duhet të thotë: 'mjaft më”, tha ai duke nënvizuar se lidhjet ndërmjet Beogradit dhe Moskës po e bëjnë Perëndimin të jetë shumë i kujdesshëm ndaj Serbisë.

Dhe pasoja është se Kosova gjithashtu po paguan çmimin dhe kjo nuk është e drejtë”, tha ai.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Ai shprehet se SHBA është një mbrojtës i drejtpërdrejtë dhe aleat kryesor i Kosovës.

Sipas tij, kjo deklaratë e Kurtit është e pakuptimtë.

Jo, një deklaratë e tillë nuk është realiste. Kosova ka vetëm një mbrojtës të drejtpërdrejtë dhe aleat kryesor: Shtetet e Badhkuara të Amerikës.

Dhe Amerikë, sot don të thotë Perëndim.

Kjo mjafton për të gjithë Perëndimorët.

Prandaj, deklarata e Kurtit është e pakuptimtë”, u shpreh ai.

Më tej, avokati shpjegon që pavarësia e Kosovës i dedikohet SHBA.

Ndër të tjera avokati vlerëson figurinë e presidentes Osmani duke e këshilluar Kurtin ta ndërrojë rrjedhën e sejlljes në politikën e jashtme.

Kosovën Amerika e ka çliruar dhe i ka dhënë edhe pavarësinë në Këshillin e Sigurimit.

Kurse Kurti kuptohet që nuk është në një valë të drejtë të arsyes politike.

Por, kjo nuk e dëmton Kosovën, sepse aleanca me Amerikën është e fortë dhe figura kryesore që kanë amerikanët në Kosovë, tani dihet se është Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Kurti duhet të ndërrojë rrjedhën e sjelljes në politikën e tij të jashtme.

Po the Perëndimi, ke thënë Amerika.

Por pozitive është që Kurti ka frikë të thotë Amerika dhe thotë Perëndimi.

Qesharake!

Por, kjo formë frike e tij, është pozitive për të ardhmen e Kosovës”, përfundoi Ngjela për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat