Paralajmëruan befasi, por Limajt e Haradinajt i vjen parashikimi i keq për zgjedhjet e 9 shkurtit – ja sa vota do marrin!

Politika

Paralajmëruan befasi, por Limajt e Haradinajt i vjen parashikimi i keq për zgjedhjet e 9 shkurtit – ja sa vota do marrin!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 22 shtator 2024 Në ora: 08:00
Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj

Zgjedhjet e reja parlamentare pritet të mbahen me 9 shkurt.

Deri tani vetëm një koaliconi është bërë mes partive politike, bëhet fjalë për AAK-në dhe Nisma-n.

Duke parë pozitën e tyre në skenën politike, nuk është se ka pritshmëri të mëdha për këto dy parti.

Megjithatë, brenda këtij koalicioni duket se ka optimizëm të madh, madje po paralajmërojnë befasi.

Së pari, ishtë Fatmir Limaj, kryetar i Nismës, ku tha se është shumë optimist dhe se synojnë të fitojnë 15 për qind të votave.

“Koalicioni nën 15 për qind, nuk besoj, punojmë për 15 për qind. Synim, synim, punojmë, ka hapësirë me shku atje. Unë besoj që qytetarët e Kosovës, sidomos ata që kanë votuar këtë qeveri, duhet me kanë të parët që duhet mi gra me ndryshu këtë qeveri”, tha ai.

Ngjashëm me pritshmëri, u tregua edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ku u shpreh se partia e tij do të jetë befasi në zgjedhjet e ardhshme.

“Kur je i fuqishëm, kur je në trend politik, kur e shohin frikën, atëherë njerëzit, edhe partitë politike çdoherë janë aktivë për të akuzuar e për të sulmuar, sepse po e shohin që Aleanca është e fuqishme dhe mendoj që në këto zgjedhje do të dalim mjaft të fuqishëm dhe do të jemi befasi për të mirë për qytetarët”, u shpreh Lekaj.

Por, si qëndrojnë realisht këto parti me vota në teren, a përputhen këto me pritshmëritë që kanë akterët e këtij koalcioni, folën analistët politikë.

E për këtë, ata nuk kishin parashikime aspak të mira për AAK-në e Nisma-n.

Qarri: Ky koalicion është një “dublim” i dënuar të dështoj në zgjedhjet e 9 shkurtit

Image
Gani Qarri

Në një prononcim për “Bota sot” foli analisti politik, Gani Qarri.

Si fillim, ai u shpreh se AAK është një subjekt me kryesi autokrate, që nuk ka pasuyr asnjëherë reforma e ndryshime.

Po ashtu, tha se Limaj ia rëndon edhe më shumë reputacionin kësaj partie, ku me “njërëz keqbërës edhe për keqpërdorime financiare dhe pasurime të kundërligjshme”, do ta shtyjnë AAK-në nën prag zgjedhor.

“Qytetarët e Kosovës, janë plotësisht të bindur se AAK është parti private e vëllezërve Haradinaj, ku për çdo gjë, vendoset nga ata dhe jo nga vota dhe vullneti i anëtarësisë së saj, subjekt politik "sui generis" në të cilin asnjëherë nuk ka pasur reforma dhe ndryshime veçanërisht, në kryesimin e saj autokrat.

Me një fjalë, AAK përflitet si subjekt i përberë nga njerëz të dyshimtë për të kaluar kriminale, të cilës Fatmir Limaj vetëm sa ja rëndon edhe më tepër reputacionin, me njerëz keqbërës edhe për keqpërdorime financiare dhe pasurime të kundërligjshme të cilët do ta shtyjnë edhe më tepër AAK-n, në rënien e lirë, nën pragun zgjedhor”, deklaroi analisti.

Krahas kësaj, ai tha se pavarësisht pritshmërive të Limajt e Lekajt, koalicioni AAK-Nisma, pritet të bie nën 5 për qind të votave.

“Kështu që me Fatmir Limaj-n, si kryetar i Nismës, sa i takon pritshmërisë për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025, në koalicioni me AAK-në, në vend se të fitojnë 15 për qind, siç do të dëshironte edhe deputeti, Pal Lekaj, i cili madje tha se partia e tij do të jetë befasi në zgjedhjet e ardhshme, AAK pritet të bie edhe nën kufirin e 5% të votave.

Prandaj, këtë koalicion "famoz" as i gjithë optimizmi artificiali i AAK-Nisma, realisht nuk pritet ta ndihmojë, ngase publikisht, është një “dublim” i dënuar të dështoj në zgjedhjet e 9 shkurtit!” – përmbylli Gani Qarri për “Bota sot”.

Mehazi: Deklaratat e Fatmir Limajt dhe Pal Lekajt më shumë janë dëshira romantike

Image
Sulejman Mehazi

Kurse, analisti tjetër politik, Sulejman Mehazi nuk beson se koalicioni AAK-Nisma do kalojë pragun prej 5 për qind të votave.

Ai në bashkëbisedimin e tij me “Bota sot” u shpreh se përqindjen që e pretendon ky koalicion, do marrin LDK e PDK, dhe jo AAK-Nisma.

“Nëse koalicioni, AAK-Nisma, gjatë zgjedhjeve parlamentare që do mbahen më 9 shkurt mendojnë se do marrin 15% të votave atëherë pyesim zotërinjtë e këtij koalicioni, Fatmir Limajn dhe Pal Lekajn, sa përqindje do marrin partitë shumë më të fuqishme LVV-ja, PDK-ja dhe LDK-ja?, ju pergjigjemi, këto tri parti do marrin përqindje të votave aq sa për koalicionin e AAK-së dhe Nismë nuk do mund të kalojnë pragun e 5 %-shit”, nënvizoi analisti.

Gjithashtu, Mehazi tha se deklaratat e Limajt e Lekajt janë më shumë dëshira romantike, madje ata do gëzohen nëse do e kalojnë pragun zgjedhore, pasi për më shumë si kanë mundësit.

“Përvojat zgjedhore parlamentare kanë treguar se gjatë fushatave parazgjedhore, pikërisht, partitë dhe koalicionet më të dobëta e me numër më të vogël të votave gjatë fushatës bëhen më të zëshëm e optimist aq fluturojnë me mend sa që mendojnë se me të vërtetë qytetarët do votojnë 15% për AAK - Nisman. Deklaratat e Fatmir Limajt dhe Pal Lekajt më shumë janë dëshira romantike për t'u bërë qesharak para qytetarëve të Kosovës. Limaj dhe Lekaj do gëzohen pamasë po qe se kalojnë pragun e 5 %, e jo më shumë, pasi logjika dhe arsyeja e votuesve në Kosovë është për të larguar nga skena politike politikanët e korruptuar sikurse që janë Limaj, Haradinaj e Lekaj”.

Në fund, analisti shtoi se lufta parazgjedhore e Limajt dhe Haradinajt do jetë për ekzistencë politike.

“Fundi i optimizmit të këtij koalicioni është dita e zgjedhjeve 9 shkurti, pas kësaj date AAK-në me Nismën do t'i kaplojë hidhërimi i humbjes katastrofike. Shkurt e qartë, lufta parazgjedhore e Limajt dhe Haradinajt do jetë për ekzistencë politike e jo për të fituar 15% të votave”, përmbylli Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat