“Figura më kontraverse e fashiste”/ Profesori: Ky është urrejtësi më i madh i shqiptarëve

Politika

“Figura më kontraverse e fashiste”/ Profesori: Ky është urrejtësi më i madh i shqiptarëve

Nga: A.SH Më: 22 shtator 2024 Në ora: 09:59
Aleksander Vulin

Profesori Binak Maxharraj, ka thënë se urryesi më i madh i shqiptarëve është Aleksandër Vulin.

Sipas tij, po të kishte mundësi ai do të zhduket shqiptarët.

Tutje, shprehet se Vuçiqi e emëroi atë zëvendëskryeministër duke qenë i sanksionuar nga SHBA, duke përmendur edhe deklaratën skandaloze të BE-së.

“Figura më kontradiktore, më e kontraverze dhe më e ndyer në skenën politike të Serbisë padyshim se është profashisti dhe çetniku Aleksandër Vulin. Krahas presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Vulin është skizofren dhe urrejtes i shqiptarëve që po t’i vinte rasti do t’i zhdukte nga faqja e dheut.

Aleksandër Vuçiq kishte detyra të rëndësishme në skenën politike të Serbisë, ishte Ministër i Punëve të Brendshme dhe Shef i Agjencisë serbe për siguri dhe Informacion BIA të Serbisë. Në kohën kur ishte në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Vulin koordinoi aksionin e përgjimit të opozitarëve rusë në Beograd, që më pas çoi në arrestimin e tyre nga Kremlini. Kjo tregon për lidhjet e forta që Vulin i ka me Rusinë dhe Agjenturat ruse te Inteligjencës. Ai shpesh është në vizitë në Rusi ku takohet edhe me diktatorin Putin i cili i dërgon informacionet e dorës së parë për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Përshkak të përfshirjes së tij në krimin e organizuar si bashkëpunëtor edhe i Milan Radojçiqit, për trafikim te drogës është sanksionuar dhe gjendet ne listen e zezë te SHBA. Por ky sanksionim nga SHBA i Vulinit nuk po e pengon Presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq që atë ta përkrah. Kështu edhe pse i sanksionuar nga SHBA Vuçiq atë e zgjodhi në pozitën e z.kryeministrit te Serbisë. Ajo se çfarë ishte e çuditshme ishte reagimi i pafytyrë i BE-së kur Borell hapatas deklaronte se “mezi po presë të takohem me qeverinë e re” pra ku është edhe i dënuari nga Amerika”, shprehet ai.

Më tej, ai thotë se Vulin është një prorusofil, i mjohur ehde me deklaratë e tij se “Serbia kishte në plan ta zhdukte Kosovën, por serbët ia panë sherrin Amerikës”.

“Por, ajo se çfarë është me e rëndësishmja me këtë rast vlen të theksohet se fashisti dhe çetniku Aleksandër Vuçiq është një urrejtës i madh i shqiptarëve. Ai në fjalimin e tij asnjëherë nuk e shqipton siç duhet shqiptarët por i quan me atë urrejtjën e njohur serbe “shiptari”.

Vulin është një prorusofil i përbetuar i cili është drejtuar kah Rusia të cilën e viziton shpesh dhe është një antiperëndimor. Është një antishqiptar i përbetuar. Është e njohur deklarata e tij se:

“Serbia kishte në plan ta zhdukte Kosovën”, por sipas tij serbët ia panë sherrin Amerikës” që ndërhyri për shpëtimin e shqiptarëve nga gjenocidi serb.

Sipas tij, po të mos përzihej Amerika “sot nuk do të kishte pasë as Kosovë, as dëbim të serbëve, as destabilitet ne rajon”. Kjo ishte ideologjia e këtij fashist dhe çetniku serbë i cili anipse i sanksionuar ende e kësaj dite ende janë së bashku me Vuçiqin në Serbi”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat