Tali ‘shpërthen’ me kritika ndaj ndërkombëtarëve: Çka ndryshoi Serbia që “fitoi kaq simpati” nga ju?

Politika

Tali ‘shpërthen’ me kritika ndaj ndërkombëtarëve: Çka ndryshoi Serbia që “fitoi kaq simpati” nga ju?

Nga: A.SH Më: 22 shtator 2024 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Ish-deputeti, Driton Tali shpreh habinë se si një pjesë e ndërkombëtarëve po besojnë se Serbia është kthyer dhe është bërë properëndimore.

Tali pyet, se “çka ndryshoi Serbia që "fitoi kaq simpati" nga ju dhe sipas juve nga Perëndimi?!”

“Një pyetje këtyre që po e paraqesin Vuçiçin si properëndimor dhe "këtë Serbi".

Çka ndryshoi Vuçiçi?!

Aleksandër Vulinin, ish shefin e sigurimit shtetëror, tashti e ka zëvendes kryeministër. Sa e di unë Vulini - madhëruesi i Putinit - akoma është në Listën e zezë të ShBA'së!

Po ashtu ministër Pa Portofolio, e ka putinistin Nenad Popoviç, i cili gjithashtu është akoma në Listën e zezë!

Andaj, çka ndryshoi Serbia që "fitoi kaq simpati" nga ju dhe sipas juve nga Perëndimi?!

A mos helbetna pranoi ta fusë Putinin në embargo për shkak të agresionit në Ukrainë; apo e ndali bullizmin ndaj Bosnjes dhe Hercegovinës; ose mos e ndali shantazhin ndaj Malit të Zi; a armiqësinë ndaj Republikës së Kosovës?!!!”, shprehet ai.

Tutje, Tali thotë se Serbia është po e njejta, ajo e vjetra, duke shtuar se në esencë nuk ka ndryshuar asgjë Serib, madje ajo është vetëm vazhdimësi e “Serbisë së Millosheviçit”.

“U bënë gati një vit nga sulmi terrorist në Banjë dhe Vuçiçi leje që nuk e trajton si terrorizëm por edhe ende manipulon "me të dhënat të cilat Euleksi nuk po ja dërgon organeve të Serbisë të cilat po merren me hetimin e rastit" përkundër xhirimeve të shfaqura, dhe faktit se Radoiçiçi vazhdon jetën si VIP në Serbi.

Të nderum, unë përkundër juve, nuk po shoh asgjë që në esencë të ketë ndryshuar në paradigmën e Serbisë.

Se di ju ku po e shihni!?

Për mua "kjo Serbi e Vuçiçit" akoma është ajo e moçmja e sëmuara, anti perëndimorja dhe hegjemonistja! Vazhdimësi e "Serbisë së Millosheviçit" dhe "Serbisë së Çubrilloviçit, Stevan Moljeviçit Pashiçit, e Vlladan Gjorgjeviçit & Co".

Dhe derisa Serbia të jetë e sëmurë i tërë Ballkanit do të vazhdojë të kollitet.

Kot flisni ju për normalizim dhe kot shpresoni se do të lajmërohet disi një "Jugosllavi e re" në Ballkanin Perëndimor, qoftë edhe nëpërmes të "Ballkanit Hapur".

Sepse "kjo Serbi" e don "Botën Serbe" aleate të ngushtë të "nënës Rusi", përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat