Eksperti austriak ‘trondit’ Serbinë, jep një parashikim të mirë: Kosova do të jetë fituesja e madhe, priten vendime të…!

Politika

Eksperti austriak ‘trondit’ Serbinë, jep një parashikim të mirë: Kosova do të jetë fituesja e madhe, priten vendime të…!

Nga: A. Morina Më: 22 shtator 2024 Në ora: 18:50
Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

Çështja e tërheqjes ose jo të një letre që Serbia, më saktësisht kryeministrja e atëhershmë, Ana Brnabiq ia kishte dërguar Bashkimit Evropian lidhur me Kosovën, është mbështjellë me mister.

Ende nuk dihet saktë nëse është tërhequr kjo letër, pasi ka pasur deklarata kundërthënëse kohët e fundit.

E në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” ka folur eksperti austriak, Gunther Fehlinger.

Si fillim, ai tha se ajo letër është e parëndësishme, siç janë të parëndësishme edhe Brnabiq e Serbia.

Sipas tij, rëndësi për Kosovën ka fitorja e Ukrainës, derisa paralajmëroi se disa vendime tani janë vendosur në favor të Kosovës.

Image
Gunther Fehlinger.

Letra është e parëndësishme.

Njësoj, siç Brnabiqit është e parëndësishme, ashtu edhe Serbia është e parëndësishme.

Në fund të fundit vetëm fitorja e Ukrainës ka rëndësi dhe Kosova do të fitojë me Ukrainën.

Vendimet kryesore në BE me Ursula von der Leyen dhe veçanërisht Kaja Kallas tashmë janë vendosur në favor të Kosovës dhe Ukrainës. Së shpejti SHBA do të pasojnë me një fitore të qartë të Kamala Harris”.

Krahas kësaj, Fehlinger u shpre letra e Brnabiqit nuk ka shumë rëndësi, pasi me humbjen e Rusisë, e pret një krizë shtetin serb.

Madje, potencoi se nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, do përballet me izolim nga ndërkombëtarët.

Pra, çfarë rëndësie ka një letër e Brnabiqit?

Sapo leva e Serbisë si furnizuese e municioneve për Ukrainën të avullojë dhe Rusia të hyjë në krizën e saj të ardhshme të madhe, kukullat e Serbisë pro Putinit në Beograd do të bien.

Serbia duhet të pranojë njohjen e Kosovës si fakt dhe ta njohë Kosovën ose të përballet me izolimin dhe pezullimin e të gjithë mbështetjes apo shpresës së BE-së për anëtarësim”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, parashikoi ndryshime pozitive pas një muaji, ku tha se Kosova do jetë fituesja më e madhe.

“Kosova duhet të marrë statusin e kandidatit në BE tani, si dhe të tre aleatët e NATO-s, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të integrohen në BE deri në vitin 2029.

Dhe askujt nuk do t’i interesojë për letrën e Brnabiqit.

Prisni edhe një muaj dhe ndryshimi do të vijë dhe Kosova do të jetë fituesja e madhe”, përmbylli Gunther Fehlinger për “Bota sot”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat