“Historikisht ka qenë vetëm një Mitrovicë”, profesori: Suhodolli, pjesë e Mitrovicës – ky shtet është shkaktar që Mitrovica është ndarë në dysh

Politika

“Historikisht ka qenë vetëm një Mitrovicë”, profesori: Suhodolli, pjesë e Mitrovicës – ky shtet është shkaktar që Mitrovica është ndarë në dysh

Nga: A.SH Më: 23 shtator 2024 Në ora: 17:56
Ura e Ibrit, Mitrovicë

Ura e Ibrit që ndan Mitrovicën e jugut nga ajo e veriut, nga deklarime të shumta dhe këmbëngulëse “u vendos” që të hapej. Por, siç duket diçka ndryshoi sepse entuziazmi për hapje ka “rënë”. Kjo mbase ka të bëjë me vizitën e shefit të CIA-s, në Kosovë, William Burns.

Ura, nga politikanë të Kosovës është vendosur që të mos diskutohet në dialog, por pas përpjekjeve të shumta, kjo temë ishte hapur në takimin me emisarit Lajçak dhe zv. kryeministrit Besnik Bislimi.

U raportua se nga pala serbe u kërkua se ripërcaktim i kufirit që e ndan Mitrovicën e Jugut me Mitrovicën e Veriut si parakusht për hapjen e urës.

“Në pjesën ligjore kërkojmë respektimin e marrëveshjes ku insistojmë në demarkacion në zonën e Suhodollit si parakusht për hapjen e urës”, tha Petkoviq nga Brukseli.

Profesori dhe njohësi i politikës, Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se historikisht Mitrovica nuk ka qenë kurrë e ndarë, duke shtuar se “ndarja” aktualisht është si shkak i Francës, e cila pas luftës Mitrovica u nda në dysh.

Sipas tij, me këtë logjikë janë formuar edhe komunat tjera me shumicë serbe.

“Mitrovica nuk ka qenë kurrë e ndarë. Fshati Suhodoll i ka takuar Mitrovicës. Historikisht nuk ka qenë kurrë Mitrovica e ndarë. Ka qenë vetëm një Mitrovicë. Në vitin 1999, gjatë dhe pas bombardimit të shtetit serbojugosllav, nga ana e Francës, u nda Mitrovica në dysh. Mbi Urën e Ibrit u vendosën njësitë tankiste franceze.

Shqiptarët u dëbuan nga veriu dhe pa të drejtë u formua komuna e Mitrovicës së Veriut. Kurrë nuk ka patur Mitrovicë të Veriut. Me këtë logjikë dhe pa asnjë bazë ligjore u formuan edhe komunat tjera me shumicë serbe, me nga 100 banorë”, thotë ai.

Në fund, thotë se kërkesat nacionalshoveniste nuk duhet pranuar, duke thënë se Suhodolli i takon Kosovës.

“Kjo politikë ndarëse e copëtoj Kosovën brenda për brenda. Në këtë kuadër nuk është vetëm Suhodolli temë, por është Republika e Kosovës. Kosova është një dhe e pa ndarë.

Kërkesat nacionalshoveniste nuk duhet pranuar. Suhodolli dhe çdo cep i Kosovës i takojnë Republikës. Ato hyjnë në sovranitetin e shtetit të Kosovës”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat