“Pyeteni Sarrazin se çfarë i kanë thënë në Serbi” - Rrezik për “izolim të thellë” – Sa seriozisht duhet të merret deklarata e emisarit gjerman?

Politika

“Pyeteni Sarrazin se çfarë i kanë thënë në Serbi” - Rrezik për “izolim të thellë” – Sa seriozisht duhet të merret deklarata e emisarit gjerman?

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 24 shtator 2024 Në ora: 10:00
I dërguari gjerman në Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin

I dërguari gjerman në Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka vizituar Kosovën dy herë në një mision për të sqaruar problemet me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, CEFTA.

Në një intervistë për Balkan Insight, Sarrazin ka thënë se Kosova rrezikon izolim më të thellë për shkak të ndalimit të importeve serbe.

“Kosova mund të përballet me thirrje për përjashtim nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe ndëshkime të tjera, nëse vazhdon të ndalojë importet serbe”, ka thënë ai.

Agusholli: Ky emisar është caktuar për të arritur një marrëveshje, jo për të vendosur kushte apo për të imponuar politika të huaja

Në lidhje me këtë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, deklaron se Kosovës me këto deklarata po i bëhen kushtëzime.

Sipas tij, roli i emisarit është që të arrihet ndonjë marrëveshje mes shteteve ballkanike, e jo të vendos kushte apo të imponojë politika të huaja.

Më tej, deputeti thotë se Kosova është brenda të drejtave të plota pavarësisht masave të BE-së.

Image
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli

“Së pari dua të theksoj se unë nuk jam kundër asnjë emisari që vjen monitoron politikat ndërkombëtare të shteteve.

Por, këto kushtëzime që po i bëhen shtetit tonë dhe këto në thonjëza 'kërcënime' se Kosova mund ta bllokojë vetveten janë krejtësisht të padrejta.

Ky emisar është caktuar për të arritur një marrëveshje mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, jo për të vendosur kushte apo për të imponuar politika të huaja në shtetin tonë.

E kam dëgjuar intervistën e tij në lidhje me këtë çështje. Ai tha se edhe pa pjesëmarrjen e Kosovës mund të vazhdohet me tregun e përbashkët, nëse është e nevojshme. Atëherë cili është roli i tij pra? Pse kemi nevojë për emisar?

Unë konsideroj se, përkundër disa dështimeve diplomatike, shteti ynë është më pro-evropiani në Ballkan. Masat që i janë vendosur Kosovës erdhën si pasojë e sulmeve terroriste në Banjskë, dhe kjo do të thotë se ne jemi brenda të drejtave tona të plota për të vepruar në këtë mënyrë.

Pyeteni emisarin Sarrazin se çfarë i kanë thënë në Serbi kur u është kërkuar të vendosin sanksione ndaj Rusisë”, përfundon ai për “Bota sot”

Gërxhaliu: Deklarimet e Sarrazin janë shqetësuese

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu në një përgjigje për “Bota sot”, thotë se CEFTA ku ka qenë pjesë edhe Kosova ka qenë e mirëpritur sepse ka pas rëndësi shumë të madhe.

Image
Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu

Sipas tij, në këtë drejtim hedikepi më i madh ka qenë i një marrëveshje të tillë fakti ka qenë në rezolutën 1244.

“Përfundimisht ka qenë një dritare që Kosovën e ka prezantuar si shtet për herë të parë, për stabilitet në vitin 2006-2007 me nënshkrimin e marrëveshjes për tregti të lirë me Ballkanin Perëndimor, ku pjesë ka qenë edhe Kosova, nën emrin CEFTA. Është e vërtetë se në Kosovë është mirëprit një iniciativë e tillë dhe me të vërtetë ka pas rëndësi sa ekonomike aq edhe politike, sa politike aq integruese, sa integruse po aq gjeostrategjike e mbi të gjitha sociale. Mbi këtë drejtim hendikepi më i madh i një marrëveshje të tillë fakti ka qenë në rezolutën 1244. Kosova ka qenë e përfaqësuar nga kosovarët më vonë sepse në fillimi ka qenë me përfaqësues të UNMIK-ut, mirëpo falë rezultatit të CEFTA-s Kosova ka arrit të jetë pjesë e partneritetit me Bashkimin Evropian dhe ka arritur deri te marrëveshja për stabilizim asociim. Një marrëveshje e tillë për asociim stabilizim hap perspektivën e re përmes Procesit të Berlinit, ku Kosova që nga viti 2014 është e përfaqësuar në mënyrë më të denjë, të barabartë me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Vlen të theksohet se kjo iniciativë ka rëndësi të pa kontestuar mulitdimensionale sepse jo vetëm që është e krijuar nga kancelarja Merkel, po ka në veti d.m.th. vizion për integrimin e shteteve të ndryshme strategjike, kanë edhe mbështetje financiare”, shprehet ai.

Për deklarimet e Sarrazin, ai thotë se janë shqetësuese që sipas tyre Kosova nuk  nuk gjeneron partneritet dhe bashkëpunim rajonal.

Tutje, Gërxhaliu thotë se ajo që është esenciale ka të bëjë se Kosova për herë të parë në samitin e CEFTA-s në kuadër të Procesit të Berlinit Kosova nuk do të jetë me 1244 por do të jetë Kosova me fusnotë.

Por, ai shton se Kosova nuk duhet ta ketë një qasje të tillë, po ashtu edhe refuzuese ndaj këshillave të ndërkombëtarëve duke thënë se Kosova është akoma nën sanksione.

“Në këtë drejtim është shqetësuese të dëgjojmë dhe deklaratat e Sarrazinit ku definitivisht Kosova është ajo që nuk gjeneron sipas tyre partneritet dhe bashkëpunim rajonal e tëra kjo mund të ketë efekte negative për Kosovën. Në fund të fundit Kosova nuk mund të diktojë politikat evropiane dhe ato amerikane, në rend të dytë Kosova ka fituar liri, i krijuar në partneritet me miqtë evropian dhe në këtë drejtim bashkërenditja e interesit të Kosovës me miq evropianë dhe me SHBA është e rëndësisë së pakontestueshme, por çka është esenciale, fakti se për herë të parë në samitin e CEFTA-s në kuadër të Procesit të Berlinit Kosova nuk do të jetë me 1244 por do të jetë Kosova me fusnotë dhe për këtë është arrit një kompromis me Serbinë që të hiqen masat e sigurisë në kufi.

Një qasje e tillë Kosovës nuk i bën nder apo një qasje e tillë refuzues e këshillave ndërkombëtare nuk i bën nder për faktin se jemi nën sanksione të BE-së dhe vërtetë jemi të izoluar prandaj dialogu dhe partneriteti me SHBA dhe  vendet evropiane nuk ka alternativë. Ai që thotë dhe tenton  të bind dikë se mund të rrugëtojë drejt familje evropiane dhe drejt një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik pa SHBA dhe shtetet mike evropiane  e ka të gabuar, prandaj duhet vërtetë një bashkë-koordinim, të hiqen sanksionet, të merr Procesi i Berlinit frymëmarrje sepse me Kosovë apo pa Kosovën ata do ta vazhdojnë rrugën e Kosova mund të jetë e izoluar përmes formulës 6-1, mund të jetë e anashkaluar në iniciativa tjera rajonale  dhe mbi të gjitha po kthehet dhe po forcohet Ballkani Perëndimor i cili ka qenë i kundërshtuar jo nga Kosova por në veçanti Kosova”, deklaron Gërxhaliu.

Kurse, për presionin që ndërkombëtarët duhet t’ia bëjnë Serbisë, ai thotë se në Kosova e po ashtu edhe Serbi UNMIK-u ka përfaqësi të veta, por Kosova duhet të veprojë me diplomaci.

Edhe më tutje është në funksion rezoluta 1244, edhe më tutje UNMIK-u ka përfaqësi të veta në Kosovë edhe në Serbi dhe në këtë drejtim besoj duhet diplomaci dhe politikë që kupton gjithkush nuk është politike, dhe duhet mësojnë politikanët në Kosovë edhe atëherë kur ne mendojmë, politika se Amerika nuk e ka mirë, e ka mirë dhe fitimtarë gjithë ka dalë Kosova kur është harmonizuar dhe ka bashkëvepruar me SHBA”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat