Profesori shokon opozitën: Ky do të jetë rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit!

Politika

Profesori shokon opozitën: Ky do të jetë rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit!

Nga: N. Sh. Më: 24 shtator 2024 Në ora: 20:49
Ilustrim

Profesori dhe analisti politik, Sulejman Mehazi, ka folur për zgjedhjet që do të mbahen me 9 shkurt në Kosovë.

Ai tergon edhe epilogun e këtyre zgejdhjeve se kush do të fitojë.

Ai shprehet se, edhe pse sipërfaqësisht raportet në mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, dhe kryeministrit, Albin Kurtit, duken se janë të prishura, megjithatë gjatë zgjedhjeve parlamentare që do mbahen më 9 shkurt do konkurojnë së bashku kundër partive opozitare të cilët gjatë qeverisjes së tyre të gjatë janë të përlyer me korrupcione grandioze.

Ai thotë se, zëniet e presidentes Osmani janë probleme të ideve shtetërore në të mirë të Kosovës, thuajse 70% të shteteve në botë  egzistojnë konflikte ideshë në mes presidentëve dhe kryeministrave, prandaj nuk duhet të na habisin faktet kundërthënëse në mes Osmanit dhe Kurtit.

“Shtetet udhëhiqen nga tri shtylla të veçanta: Kryetari i shtetit ka tjetër detyrë, kryetari i parlamentit tjetër detyrë dhe kryeministri i shtetit tjetër detyrë, sipas përgjegjësisë: posti i veçantë është e presidentes Osmani që fare s'ka të bënte me detyrat shtetërore të kryeministrit Kurtit, po dhe kreu i parlamentit, Konjufca fare s'ka të bënte as me detyrat presidenciale, as me detyrat qeveritare, pos detyrës së parlamentit”, potencon ai.

Sipas tij, zëniet në mes Osmanit dhe Kurtit janë zënie detyruese të obliguara shtetërore dhe s'kanë të bëjnë me përçarje gjatë zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

“Nëse do të ndodhte ndarja e Osmanit prej Kurtit atëherë logjika thotë se gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit më së shumti do humb presidentja e Kosovës Osmani, jo që nuk mund të përballonte LVV-në e Kurtit, por si partia e re "Guxo" Vjosa Osmani e vetmuar në zgjedhjet parlamentare nuk do mund të përballonte edhe makinerinë me përvojë shumë vjeçare të opozitës PDK, LDK e AAK.

Pra, epilogu i zgjedhjeve parlamentare do ripërsëritet si para katër viteve më parë, veprimet e hekurta të kryeministrit të Kosovës Kurtit ndaj dialogut me Serbinë, ruajtja e sovranitetit në veri dhe sakrifica e Kurtit për mbrojtjen e Kosovës në mënyrë dinjitoze janë fakte të gjalla se më 9 shkurt do fitojë LVV-ja e Kurtit, gjersa bashkimi i forcave të PDK-së me Nisman e AAK-në jo që nuk do mund të rrezikonte LVV-në e Kurtit, por ky koalicion do mbetej forcë e tretë, pas LDK-së që mendojmë se është në rritje, koalicioni PDK- AAK-Nisma është vetëm për të shpëtuar partia e Haradinajt dhe Limajt, asgjë më shumë”, thotë profesori.

Në fund, ai thotë se, qytetarët e Kosovës janë të vetëdijshëm dhe e dinë se humbja e Kurtit më 9 shkurt do gëzonte pa masë presidentin serb, Aleksandar Vuçiqin dhe Rusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat