Ish-ambasadori amerkan në Serbi, Michael Kirby foli për kërkesën e vazhdueshme të ShBA’ve dhe BE’së për bashkëpunimin me Serbinë për hetimin e plotë të sulmit në Banjskë.
Kirby tha duhet qasje më serioze për Banjskën, pasi sipas tij, komuniteti ndërkombëtar po e trajton sikur incidentet e tjera.
“Nuk më duket se komuniteti ndërkombëtar është veçanërisht i përfshirë, apo i papërfshirë në këtë rast. Ai duket se po e trajton si një tjetër nga çështjet e shumta të hapura mes Kosovës dhe Serbisë: ngjashëm me bllokimin e importeve të mallrave nga Serbia, çështjen e targave e tema të tjera. Megjithatë, besoj se duhet një qasje më serioze ndaj vdekjes së qenieve njerëzore – policit dhe tre sulmuesve. Por, nuk duket se komuniteti ndërkombëtar i qaset këtij rasti ndryshe në krahasim me incidentet e tjera”, tha për Zërin e Amerikës, Michael Kirby, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në Serbi.
E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani.
Ai thotë se sulmi në Banjskë ka qenë i planifikuar për një kohë të gjatë dhe se qasaj duhet të jetë më serioze normalisht.
Sipas tij, ky sulm terrorist mund të kishte pasoja të mëdha negative për Kosovën.
“Rasti i Banjskës dihet se ishte i planfikuar për një kohë të gjatë, provat policore dhe hetimet aktuale kanë treguar se nuk ishte vetëm incident por ishte qëllimi i përfitimit politik, pra ishte një rast që do të mund të kishte pasoja negative për Kosovën dhe sovranitetin e saj. Qasja duhet të jetë serioze sepse nuk është incident vetëm kundër sovranitetit por ishte tentativë për të bërë një sulm ushtarak periferik në atë pjesë Serbia me serbët e Kosovës dhe për të thënë se atje po ndodhë kryengritje për shkak dhunës së institucionëve të Kosovës e kjo nuk u realizu si skenar deri në fund”, u shpreh ai.
Më tej, juristi thekson që duhet një presion më i fuqishëm ndaj Serbisë për të dorëzuar fajtorët dhe rasti të mbyllet me gjykimet e tyre për sulm.
“Andaj tash duhet të bëhet presion i fuqishëm që të gjithë akterët e Banjskës të i dorëzohen Kosovës dhe rasti të mbyllet me gjykimet e tyre për sulm, por Serbia nuk e lejon këtë se e din mund të ketë plotë prova apo zbulohen qëllimet e Sërbisë në veri. Prandaj BE dhe SHBA duhet të kërkojnë me çdo kusht bashkëpunimin e Serbisë”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.