“LPK-ja e Ibrahim Kelmendit e konvertuar në PDK”/ ‘Shpërthen’ me akuza Halil Geci – tregon kush e deshi vrasjen e Ibrahim Rugovës!

Politika

“LPK-ja e Ibrahim Kelmendit e konvertuar në PDK”/ ‘Shpërthen’ me akuza Halil Geci – tregon kush e deshi vrasjen e Ibrahim Rugovës!

Nga: N. Sh. Më: 25 shtator 2024 Në ora: 22:45
Ibrahim Rugova dhe Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci thotë se, pas çlirimit të Kosovës nga miqtë e Ibrahim Rugovës, “Sulltanët e Konstandinopojës” me prejardhje nga Drenica dhe Dardania, të gjithë të orkestruar nga ndytësirat Marksiste-Leniniste, bënin fushata të pista, por edhe të trishta, për ta gjunjëzuar Ibrahim Rugovën dhe popullin e rreshtuar pas tij.

Sipas tij, edhe para luftës, edhe në luftë, edhe pas luftës, Ibrahim Rugova dhe proamerikanët e LDK-së ishin në shënjestër të fokusuar, të këtyre “Sulltanave të UÇK-së” e që disa nga këta ishin ngritur nga shërbimet e huaja në atë masë sa ta kenë UÇK-në në dorë, e më vonë edhe shtetin e lodhur nga lufta dhe nga mizoritë çetnike që kishin kryer mbi popullatën civile të pambrojtur e duarthatë.

“Duke manipuluar me gënjeshtra dhe propaganda, po dhe shantazhe nga më të ndryshmet, se Ibrahim Rugova është tradhtar dhe se Kosovën e ka shitur te Imperializmi Amerikan, dhe se Ibrahim Rugovën duhet gjithësesi ta vrisnin, si dhe të gjithë ata që e përkrahin LDK-në dhe rrethin e tij. “Nëse e duam Kosovën e lirë”, thonin të mjerët: “duhet urgjentisht ta likuidojmë këtë tradhtar”, thonin LPK-ja e Ibrahim Kelmendit, të konvertuar në PDK. Kjo fushatë e këtyre tradhtarëve u shkonte për shtati ÇETNIKËVE TË SHUMADISË që e luanin Sulltanët e DARDANISË…! Këta langoj patën shkuar aq larg sa thonin të mjerët se më përpara do ta vrisnim Ibrahim Rugovën sikur të na jepej mundësia, se sa Millosheviqin”, thotë Geci.

Sipas tij, kjo ishte çmenduri e tyre.

“Me ardhjen e lirisë, sulltanët e përvetësuan UÇK-në si kapital të tyre, dhe në emër të UÇK-së vrisnin-vjedhnin mbi popullatën e mjerë, të lodhur e të rraskapitur nga lufta. Menjëherë pas lufte filluan me avazët e tyre të trishtë, plaçkitje dhe vrasje të kolosëve të Pavarësisë, si dhe format të ndryshme për t’u pasuruar. Derisa  erdhën në pushtet, rrahnin gjoksin si çlirimtarë ku thonin: “Ne ju kemi çliruar, ne ju vrasim, ne ju ç…”thonin disa nga sulltanët”, shprehet ai.

Ai shprehet se me ardhjen e tyre në pushtet, në krye me Thaçin dhe rrethin e tij, e gjetën Kosovën 100 të zeza.

“U nda Mitrovica, u bë Zajednica, u tentua të ndahej Kosova, u bënë ekstra territoret për Manastiret, iu dha Malit të Zi toka e Rugovës, ua dhanë Maqedonisë mbi 3000 h tokë e mos të flasim për vrasje, plaçkitje e tradhti që ia bënë këtij vendi. E pra, janë dëshmi të argumentuara këto e jo fjalë kuturu të thëna. Koha së shpejti do ta vë në pah të vërtetën për bëmat e disa shqipfolësve të cilët punuan për interesa personale e asnjëherë në të mire të kombit”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat