Sveçla tha se aktakuza për Banjskën është “e vonshme dhe e paplotë”, analisti tregon “problemin” e Qeverisë me Prokurorinë Speciale

Politika

Sveçla tha se aktakuza për Banjskën është “e vonshme dhe e paplotë”, analisti tregon “problemin” e Qeverisë me Prokurorinë Speciale

Nga: M.L. Më: 26 shtator 2024 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ditë më parë në një intervistë për REL ka deklaruar se aktakuza që ka ngritur Prokuroria Speciale e Kosovës për rastin e sulmit në Banjskë, është “e vonshme dhe e paplotë”.

Ajo, sipas tij, nuk përfshin disa komandantë të ushtrisë serbe, të cilët, siç thotë, “e kanë mundësuar trajnimin e grupit terrorist, por edhe e kanë furnizuar atë me armatimin ushtarak që ne e kemi zënë”.

“Për shembull, ne kemi dëshmi të padiskutueshme se ky grup terrorist ka mbajtur ushtrime ushtarake në Pasulanske Livade, që është një kazermë zyrtare e ushtrisë së Serbisë, ku [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq shkon pothuajse çdo muaj dhe mbikëqyr trajnime të ndryshme të pjesëtarëve të njësiteve të ndryshme të ushtrisë apo policisë”, ka deklaruar Sveçla.

Ndërkohë, të mërkurën ka nisur procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve për rastin Banjska, ku të pranishëm në seancën ishin vetëm tre të akuzuar nga 45 prej tyre.

Deklaratën e Ministrit Sveçla e ka komentuar për gazetën “Bota sot”, analisti Jeton Halimi, i cili ka thënë se ai nuk është jurist, por që Qeveria ka probleme me Prokurorinë Speciale, përkatësisht me Kryeprokurorin e PRSK-së z. Blerim Isufaj.

Image
Ph.D.Jeton Halimi

“Ministri Xhelal Sveçla nuk është jurist dhe nuk e ka idenë për aktakuzën e ngritun nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në rastin Bajnskën krejt qeveria Kurti kanë problemin me Prokurorinë Speciale posaçërisht me Kryeprokurorin e PRSK-së z. Blerim Isufaj, këtë e ka thonë publikisht eprori i tyre z. Albin Kurti. Ky ka ndikuar direkt tek Presidentja znj. Vjosa Osmani për mos dekretimin të z.Isufaj për dekretin për Kryeprokuror të Shtetit.

z.Isufaj është trim shumë profesional në punën që bën me integritet shumë të lart moral dhe njerëzor dhe pas as një afër korruptive”, ka thënë Halimi për “Bota sot”.

Sipas tij, aktkauza është ngritur në kohë optimale dhe me profesionalizëm.

“Aktakuza në fjalë është e ngritur në kohë optimale me shumë profesionalizëm nga Prokurori z. Naim Abazi nga PRSK-ja, me modifikimin e Kodit Procedurës Penale afati ligjor është deri 3 vjet për ngritjen e aktakuzës kjo e dëshmon shumë qartë ende pa u bo një vit është ngrit aktakuza në rastin Bajnska”, është shprehur ai.

Për analistin, kontradita ndërmjet organeve shtetërore, përkatësisht gjyqësorit dhe ekzekutivit, vjen si pasojë e paaftësisë së kryeministrit në raport me ndërkombëtarët dhe politikën me presidentin e Serbisë.

“Kontradikta ndërmjet organeve shtetërore vjen prej pa aftësisë Kryeministrit z. Kurti në raport me Amerikanët, Evropianet dhe qasja ndaj Serbisë, mos dije për të bërë politikën me Vuçiqin dhe jo rastësisht Kosova është nën sanksione dhe mos pranimi në Këshillin Evropës për kryeneçësinë e z.Kurti, nëse nuk bashkëpunon me Amerikanët mund të shpallet person nën grada z.Kurti”, ka përfunduar Halimi.

Gazeta ka kontaktuar Prokurorinë Speciale për ta pyetur në lidhje me deklaratën e Ministrit, por të njëjtit nuk kanë dhënë përgjigje.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i armatosur serbësh ka sulmuar policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që ka pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Udhëheqësit e Kosovës kanë fajësuar vazhdimisht udhëheqjen e Serbisë për këtë sulm, edhe pse ajo e ka mohuar përgjegjësinë.

Pak ditë para përvjetorit të parë të sulmit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur një aktakuzë për rastin, që implikon 45 persona, në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq, ish-politikan dhe biznesmen serb nga veriu i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat