Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ditë më parë bëri publike synimet e tij për ndërtimin e një shteti të stilit të Vatikanit për bektashinjtë në Shqipëri, si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare.
Kjo temë ka marrë përmasa të mëdha, derisa një vendim i tillë nuk është përkrahur aspak.
E në lidhje me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur Prof. dr. Eshref Ymeri.
Së pari, ai tha se “iniciatorët” kryesorë që e sollën në krye të pushtetit Edi Ramën, janë Sorosi dhe Serbia.
Krahas kësaj, profesori tha se Rama është vënë në shërbim të Beogradit, derisa po çon në vend strategjinë serbo-greke, për shpopullim të trojeve shqiptare.
“Në vitin 2013, Sorosi, në bashkëpunim me Serbinë, investuan shumë që në krye të pushtetit në Tiranë të vinte një kryebastard, si Rama, trashëgimtar i tradhtisë së Enver Hoxhës - argatit të Titos. Dhe Rama, si kryebastard, kryebandit dhe kryetradhtar, i vënë kokë e këmbë në shërbim të Beogradit, po çon në vend strategjinë e kahershme serbogreke, atë të vitit 1844, për shpopullimin e trojeve shqiptare dhe islamizimin e atyre që mbeten aty. Sot, islamizimi i trojeve shqiptare po nxitet me shumë pasion jo vetëm nga Vuçiq, por edhe nga Erdogani, me të cilët kryebastardi Rama flirton natë e ditë”.
Krahas kësaj, Ymeri vlerësoi se tentative për krijimin e shteti bektashi në Tiranë, i konvenon më së dhumti Serbisë.
Madje, potencoi se me këtë lëvizje poltiike, Rama po e justifikon “pushtimin e territorit të Dardanisë nga kisha shoviniste serbe”.
“Prandaj nisma që ka marrë Rama për të krijuar një shtet bektashinjsh në Tiranë, i vjen shumë në osh Serbisë, sepse në këtë mënyrë, Shqipërinë ky kryetradhtar e largon përfundimisht nga kultura dhe zhvillimi evropian dhe e çon në gjirin e vendeve islamike të Lindjes së Mesme. Në të njëjtën kohë, Rama justifikon plotësisht pushtimin e territorit të Dardanisë nga kisha shoviniste serbe, sidomos ata 27 hektarët e manastirit të Deçanit”, nënvzoi ai.
Në fund, profesori bëri një paralajmërim ku tha se Rama nuk është i vetëm në këtë “tradhti kombëtare”.
“Por kryebastardi Rama nuk është i vetëm në këtë tradhti të lartë ndaj kombit shqiptar. Pranë tij është Shefqet Krasniqi andej nga anët tuaja, pranë tij janë ata banorët e Maqedonisë Veriore që deklarojnë se nuk janë shqiptarë, por janë myslimanë.
Shqiptarëve, të gjitha fatkeqësitë u kanë ardhur nga vetja. Prandaj edhe po shkojnë drejt shpërbërjes përfundimtare”, përmbylli Prof. dr. Eshref Ymeri për “Bota sot”.