Paralajmërimi i Sarrazin për “izolim të thellë”, Statovci: Nëse këto çështje injorohen nga diplomatët, e pamundur të injorohen nga Kosova

Politika

Paralajmërimi i Sarrazin për “izolim të thellë”, Statovci: Nëse këto çështje injorohen nga diplomatët, e pamundur të injorohen nga Kosova

Nga: Armira Shaqiri Më: 26 shtator 2024 Në ora: 21:27
Jeta Statovci

I dërguari gjerman në Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka vizituar Kosovën dy herë në një misioni për të sqaruar problemet me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, CEFTA.

Në një interviste për Balkan Insight, Sarrazin ka thënë se Kosova rrezikon izolim më të thellë për shkak të ndalimit të importeve serbe.

“Kosova mund të përballet me thirrje për përjashtim nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe ndëshkime të tjera, nëse vazhdon të ndalojë importet serbe”.

Deputetja e Kuvendit dhe njëherit anëtare në komisionin për ekonomi,  Jeta Statovci, thotë se e gjitha kjo rrjedh nga momenti i kidnapimit të tre zyrtarëve policorë nga forca speciale serbe brenda territorit të Kosovës dhe Kosova ka qenë në rregull sa i përket këtij Samiti, por ka kërkuar të përfaqësohet direkt në këtë mekanizëm.

Ajo thotë se “Kosova nuk ka vendosur masa tregtare, por masa të sigurisë, dhe kjo nuk bën të mënjanohet”.

“Deri në momentin e kidnapimit të tre zyrtarëve policorë nga forca speciale serbe brenda territorit të Kosovës, vendi ynë ka qenë duke ecur shumë normalisht dhe shpejt drejt përmbushjes dhe përshtatjes për të avancuar në CEFTA-s. Kosova ka kërkuar të përfaqësohet direkt në këtë mekanizëm rajonal të tregtisë së lirë, bazuar mbi parimet e barazisë.

Më pas ka ndodhur edhe sulmi terrorist në Banjska me armë ushtarake dhe mbështetje e sponzorizim nga Serbia, me ç'rast e ka bërë të pa mundur për Kosovën që të mos marrë masa shtesë sigurie për të mos lejuar që veriu i Kosovës të bëhet si rajoni i Donbasit në Ukrainë, meqë Serbia po përdorte lirinë e lëvizjes së mallrave, për liri të lëvizjes së armëve ushtarake për organizatat që Kosova i ka shpallur tashmë terroriste, dhe që janë të drejtuara nga persona që janë në listë të zezë të SHBA-ve.

Pra, Kosova nuk ka vendosur masa tregtare, por masa të sigurisë, dhe kjo nuk bën të mënjanohet. Nëse këto çështje injorohen nga diplomatë për shkaqe të ndryshme, janë të pa mundura për tu injoruar nga Kosova, meqë ka të bëj me sigurinë dhe stabilitetin tonë, madje jo vetëm tonin, por edhe të rajonit. Për ta balancuar aspektin e sigurisë me atë të tregtisë, Kryeministri Kurti me ftesë nga z. Sarrazin ka qenë në portin e Hamburgut për të parë nga afër kontrollin e mallrave që bëhet me skaner me rreze X. Kjo do të mundësonte qarkullim malli dhe mbikëqyrje sa i përket sigurisë”, deklaron deputetja Statovci.

Tutje, ajo thotë se mos presioni dhe mos ndëshkimi i shtetit serb nga faktori ndërkombëtarë, po e bën një qasje jo të balancuar të aplikohet çdoh herë e më shumë.

Ajo përmend edhe shumë çështje të tjera të cilat po e bëjnë situatën edhe më delikate.

“Sa i përket pyetjes përse nuk i bëhet presion Serbisë për sjellje destruktive ndaj Kosovës, unë personalisht mendoj se kjo ka të bëj me çështje të sigurisë në nivel më të gjerë se rajoni jonë, dhe fatkeqësisht, ky fakt po bën që një qasje jo e balancuar të aplikohet çdo herë e më shumë.

Nëse nuk do ketë asnjë ndëshkim për sulmin serb në Banjska, dhe asnjë ndëshkim për kidnapimin e tre policëve tanë, asnjë reagim për letrën e Kryeministres serbe Bërnabiq ku ajo kumton se Serbia është tërhequr nga Marrëveshja, asnjë kërkim përgjegjësie për mos nënshkrim të Marrëveshjes në Bruksel dhe minim total të saj nga Serbia, e bënë situatën shumë delikate”, përfundon deputetja për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat