Naim Miftari: E kam të qartë se si Serbia e shtantazhoi Thaçin, por jo shantazhin e Baton Haxhiut për SHIK-un dhe PDK-në?

Politika

Naim Miftari: E kam të qartë se si Serbia e shtantazhoi Thaçin, por jo shantazhin e Baton Haxhiut për SHIK-un dhe PDK-në?

Nga: N. Sh. Më: 26 shtator 2024 Në ora: 22:43
Baton Haxhiu dhe Hashim Thaçi

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se e ka të qartë se me çfarë dosjesh është shantazhuar Hashim Thaçi nga Seria, por nuk e ka të qartë se si pikërisht Thaçi, Kadri Veseli dhe SHIK-u është shantazhuar nga Baton Haxhiu.

Miftari komente i bëri pas debateve të fundit në televizionet tona ku po shpërfaqet Baton Haxhiu me kritika ndaj Qeverisë Kurti.

E kam shumë të qartë se me çfarë dosjesh e shantazhuan gjatë dhe pas luftës Hashim Thaçin, Serbia. Pikërisht filloi Ivica Daçiqi, prandaj e kam të qartë se me çfarë dosjesh e shantazhuan dhe rekrutuan Thaçin shërbimi sekret francez dhe dhëndri serb Denjear Arnaudi, por, nuk e di dhe nuk e kuptoj akoma se me çka e shantazhoi Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe tërë SHIK-un e PDK-në, postieri i Ivica Stanishiqit, i kryeshefit të UDB-së serbe, agjenti dhe emisari i tyre Baton Haxhiu, i cili çuditërisht para një dekade e bleu edhe Edi Ramën me gjithë qeverinë e Shqipërisë”, thotë Miftari.

Sipas tij, Serbia na la shumë bashkëpunëtorë të tyre në Kosovë.

“Pas vitit 1999 në Kosovë shumë nipa serb me petkun e analistit, gazetari e moderatorit, ekspertëve dhe politikanëve sot dalin e dlasin dhe i shohim në TV e portale. Pra mos u befasoni nëse një ditë i shihni si analista kundër Qeverisë edhe Stanishiqin e Spasiqin...”, potencon tutje ai.

Ish agjenti më tej flet edhe për parat e krimit të organizuar, vjedhjeve e plaçkitjeve të Kosovës.

“PDK, LDK, AAK e AKR tani pas Dubait e Turqisë si trend e kanë bërë blerjen dhe ndërtimin në bregdetin shqiptar, si vila, hotele, aeroporte... ku Edi Rama dhe ministrat e skeserët e tij të korruptuar marrin përqindje”, potencon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat