Kurti nuk lëshon pe edhe pas presioneve, LDK premton themelimin e Asociacionit – Cila është zgjidhja?

Politika

Kurti nuk lëshon pe edhe pas presioneve, LDK premton themelimin e Asociacionit – Cila është zgjidhja?

Nga: N. Sh. Më: 27 shtator 2024 Në ora: 14:51
Albin Kurti

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë, ka folur në një intervistë për Financial Times për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Për Asociacionin Kuti është pajtuar në marrëveshjen e fundit Ohër-Bruksel dhe për themelimin e Asociacionit këtë ka një presion të madh nga faktori ndërkombëtar.

Gjithashtu Asociacioni kërkohet me ngulm edhe nga Beogradi zyrtar.

Megjithatë kryeministri Albin Kurti ka thënë se s’mund të ketë një super minoritet serb në Kosovë ashtu siç dëshiron Beogradi.

“Unë nuk dua që askush të jetë i privilegjuar, gjithashtu s’dua që askush të jetë i diskriminuar. S’mund të ketë super-minoritet siç dëshiron Beogradi”, ka thënë Kurti për Financial Times.

Për këtë çështje, së fundmi është deklaruar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ka kërkuar nga qeveria që të bëjë hapa konkret për themelimin e Asociacionit.

Ai tha se ky veprim është thelbësor për integrimin e serbëve në institucionet.

Diplomati gjerman nënvizoi nevojën që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

"Ajo që na nevojitet është integrimi, pajtimi dhe kompromisi dhe rruga për ta arritur këtë është në tavolinë. Ju e dini, siç tha Jeff, nuk ka alternativë ndaj dialogut kur keni akterë që ju duhet të angazhoni, dhe quhen, marrëveshjet e Brukselit dhe e Ohrit. Ne duhet të angazhojmë urgjentisht këtë ekip të ri në Bruksel. Për të marrë kapitullin e zgjerimit, dhe e them vazhdimisht, Kosova duhet të jetë aktive në këtë çështje të ASM-së, sepse është një rrugë e qartë për të integruar edhe pakicën serbe të Kosovës dhe gjithashtu për të treguar se Kosova me këtë tregon se për ta, kjo marrëveshje është gjallë. Ndryshe, BE-ja mbetet e pakapshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. E dini, ju nuk mund t'i bindni anëtarët nëse nuk mund të arrini minimumin. Dhe, dua të them, nëse Kosova ose nëse BE-ja nuk zgjerohet në Ballkanin Perëndimor, njerëzit e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë të lëvizin drejt BE-së", tha ai në edicionin e tretë të Samitit të Kosovës për Paqe dhe Demokraci.

Për asociacioni është deklaruar edhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

Ai thotë se, kemi të bëjmë me zhvillime dinamike diplomatike për çështjen e Asociacionit.

Tërnava pohon se, që Asoiacioni të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës, po na përkrahë edhe Amerika, teksa kritikon opozitën se po luan me draft statutin e Asocaicionit.

Opozita në Kosovë, në deklarimet e tyre po deklarohet me kundërshtime dhe shqetësime, pasi që sipas tyre draft-statuti, megjithatë prek karakterin unitar të shtetit dhe krijon paralelizma në pushtet. Tani është në dorën e politikës, pozitë dhe opozitë, që t’i japin pa vonesë zgjidhje kësaj teme, në mënyrë që të shmangen vonesat, kushtëzimet dhe bllokimet e procesit të ecjes përpara në rrugën e integrimit në BE, por edhe të përfitimit të fondeve investive për zhvillim më dinamik që do të ndikonte në stabilitetin politik dhe ekonomik të vendit. Me qenë se është koha që më në fund të vendoset për Asociacionin e komunave serbe, partitë politike në këtë pikëpamje duhet të jenë unike dhe të vendosin për Asociacionin vetëm në përputhshmëri me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, që mos të ndodhë edhe në Kosovë një “Srpska Republikë” si në Bosnje”, thotë Hajrullah Tërnava.

Sëfundmi, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka deklaruar se në krye me LDK-në në pushtet do të bëhet një verison i ri i Asociacionit, sepse sipas tij, versioni aktual nënkupton autonomi të zgjeruar.

Deputeti Mustafa tha se për LDK-në, Marrëveshja e Ohrit është e papranueshme. Por, paraprakisht, Mustafa u shpreh se kryeministri Kurti e ka gjetë terrenin e gatshëm për të bërë veprimet si p.sh., ato për çështjen e targave.

Marrëveshja e Ohrit për neve është e papranueshme sepse e shndërron nga një Asociacion në një autonimi të zgjeruar. Me Lumir Abdixhikun në udhëheqje të qeverisë ajo marrëveshje, ky verison ekzistues i Asociacionit bie. Ne do të ulemi prap me partnerët tanë sepse me ata e kemi pru këtë proces deri këtu se kemi pru me Serbinë, e kemi pru me aleatët tanë. Do të ulemi me aleatët dhe do e bëjmë një marrëveshje një verison tjetër të Asociacionit, një version brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës, e jo një autonomi e zgjeruar për veriun”, tha Mustafa.

Në anën tjetër, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar se krerët e shtetit të Kosovës janë zotuar për implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Limaj ka kritikuar mënyrën e trajtimit të procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, duke theksuar se tre krerët e shtetit janë zotuar për implementimin e Asociacionit si një kusht për anëtarësim në KiE.

“Presidentja është zotuar, tre krerët e shtetit janë zotuar, kur nuk iu ka funksionuar kjo letër, ministrja e Jashtme në mënyrë militante bën veprimin e natës së parë, presidentja nuk është duke e kontestuar këtë letër. Janë zotuar para organeve për implementim të Asociacionit, kanë tentuar ta bëjnë një lojë në natën e fundit, kjo tregon papjekurinë politike, pa njohurinë diplomatike, tentim të një lloj mashtrimi në minutat e fundit me i vendos në lajthitje mekanizmat ndërkombëtarë”, ka deklaruar Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat