“Thirrje për Kurtin”/ Cili është mesazhi i deklaratës së ambasadorit amerikan?

Politika

“Thirrje për Kurtin”/ Cili është mesazhi i deklaratës së ambasadorit amerikan?

Nga: P.R Më: 28 shtator 2024 Në ora: 08:02
Jeff Hovenier

Si asnjëherë më parë, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka drejtuar një mesazh të hapur dhe të qartë Kosovës.

“Gjyshi im njëherë thoshte dhe më falni për natyrën e pagdhendur të saj (thënies): Nëse dëshironi t’i bashkoheni një klubi, mos urinoni në dyert e shtëpisë së klubit. Nuk e di se si bëhesh anëtar i BE-së pa pajtimin e BE-së. Dhe kjo nënkupton pajtim me shtetet anëtare të BE-së. Nuk shoh se si bëhesh anëtar i plotë i NATO-s pa pëlqimin e të gjithë anëtarëve të NATO-s. Ju duhet t’i bindeni ato. Ne duam të ndihmojmë/ Disa nga gjërat që unë i shoh shumë befasuese nga bisedat e mia me akterë këtu në Kosovë është: janë sugjerimet e padeklaruara se ka një rrugë përveç dialogut. Është një sugjerim se amerikanët, apo gjermanët apo njerëzit tuaj favoritë, në ndonjë mënyrë veç do të kërcasim gishtat tonë ose do ta përdorin shkopin magjik dhe të bëjnë bisedat e duhura dhe këto probleme do të zgjidhen dhe Kosova do të jetë menjëherë anëtare me të drejta të plota e NATO-s dhe BE-së. Bota nuk funksionin kështu dhe duhet të jem i qartë për këtë”, tha ambasadori Hovenier në Samitin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci të mbajtur në Prishtinë.

E këtë deklaratë të ambasadorit amerikan, analisti politik, Blerim Burjani po e sheh si thirrje të SHBA-së për reflektim të kryeministrit, Albin Kurti.

“Është kërkesë për vetëdijesim, thirrje për bashkëpunim, koordinim me miqtë e saj. Goditjet e SHBA-së dhe BE-së për Kurtin janë bërë tërë kohen. Kurti ka zbatuar marrëveshjet e Brukselit në mes Kosovës dhe Serbisë në mënyrë të njëanshme, përderisa prapa koordinimit për zbatim fshihet politika se Kosova nuk është e pavarur për të zbatuar vendime e marrëveshje vet”, shprehet Burjani për “Bota sot”.

Sipas tij, duhet të koordinohet ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, sidomos me SHBA-në.

“Pra kjo politikë mbetet e njëjtë që nga koha e viteve 1999 pas luftës dhe pas shpalljes së pavarësisë. Kosova është shtet me pavarësi të kufizuar, pra njëanshëm nuk mundet e as nuk guxon të ndodhë për shkak se masat e sanksionet janë prapa. Pra Kosovës në njërën anë i thonë ju jeni të pavarur dhe njohim sovranitetin dhe shtetin e Kosovës, në anën tjetër në disa fusha nuk mund të nxjerrni vendime e as te zbatoni vendime apo marrëveshje pa u marr vesh qysh me ia bë kësaj pune. Kosova është shtet i aleateve të saj, dhe se duhet të ketë së paku partneritet te veçantë me SHBA-në dhe BE-në”, deklaron Burjani.

“Dhe në pavarësi të kushtëzuar duhet të dëgjojë çka thonë të tjerët, në të kundërtën pasojnë të këqijat. Kjo është e vërteta e shtetit të Kosovës, në njërën anë e quajnë shtet i kontestuar, në anën tjetër shtet i kushtëzuar. Me rendësi është që ne jemi shtet "femijnor" dhe duhet me degjue babën çka po të thotë, e disa na trajtojnë si fëmijë të lazdruar”, përfundon analisti Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat