Plani i Edi Ramës për krijimin e një shteti sovran të urdhrit bektashi shiit sufi në Tiranë ka shkaktuar shumë reagime të ndryshme në radhë të ekspertëve.
Rama për këtë ka folur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, duke thënë se enklava sovrane që do t’i ngjasojë Vatikanit do të jetë një “qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë”.
Bashkimi Evropian ka vendosur të mos komentojë planin e Ramës, ndërsa nga reagime të ndryshme thuhet se ai do të kërijojë një mini shtet sovran në Shqipëri dhe për këtë e kanë quajtur edhe “tradhtar të kombit”
Përkundër kritikave, Rama ka thënë se “Padija ekstreme e kritikëve më bind se duhet realizuar! Por nga ideja tek jetësimi i saj ka një kohë të tërë për t’u kthjelluar çdo gjë”.
Në anën tjetër, publicisti dhe autori i shumë shkrimeve për rajonin, Fadil Lepaja, thotë se Rama është i vetëdijshëm se përpos se po formon një shtet, po e formëson edhe një model.
Lepaja në një prononcim për gazetën “Bota sot”, shprehet se është paqartësi se projektin e kujt po zbaton Rama.
“Rama është i vetëdijshëm se përpos se po formon një shtet, po e formëson edhe një model. Është e paqartë se projektin e kujt po zbaton Edi Rama. Duke e shpallur në ‘The Neë York Times’, padyshim që kërkon të japë idenë se bëhet fjalë për një projekt global, të sponsorizuar nga SHBA. Nga ky medium prestigjioz mësuan pastaj të gjithë për projektin, përfshirë edhe “Baba Mondin” dhe administratën e tij të Bektashinjve globalë. Pasi tashmë e kishte zgjidhur mospajtimin me Presidentin e Turqisë lidhur me udhëheqjen e Komunitetit Musliman Shqiptar, duke ia dorëzuar fuqinë atij, kjo ide e re e Edit hapi shumë debate. Të dhashë islamin lokal, por të mora atë global, sikur i thotë Edi Taipit. Edi nuk i sheh ngushtë gjërat. Një gjë është e sigurt: fjala devijoi sërish në qiell, e problemet e tokës mund të presin”, deklaron Lepaja.
Gjersa komenton planin e Ramës, Lepaja i drejtohet Kurtit për asociacion, ndërsa hedh ‘dyshime’ se KOS mund të kërkojë shtet në mes të Prishtinës, Pejës apo Prizrenit në 24 hektarët të saj.
“Rama është i vetëdijshëm se përpos se po formon një shtet, po e formëson edhe një model. “A e sheh sa lehtë formohet asociacioni, Albin? Asociacioni, shteti thuaj?
Duke qenë se Kisha Pravosllave (Ortodokse) Serbe ka kërkuar ekstra- territorialitet për kishat dhe manastiret e saj në Kosovë edhe Edi Rama ka kërkuar nga Kosova të përmbushë detyrimet e veta ndaj Marrëveshjes së Brukselit, kjo ide për “Vatikanin” my”liman mund të jetë edhe një nga përpjekjet dashamirëse të tij për ta ndihmuar Kryeministrin e Kosovës në “normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”. E nxitur nga kjo ide, KOS, mund të kërkojë shtet në mes të Prishtinës, Pejës, apo Prizrenit, në 24 hektarët e saj. Nuk është se Edi ua kujtoi, por ideja e tij për “Vatikanin” në Tiranë, mund ta bëjë që kërkesa serbe të duket legjitime dhe politika kosovare të duket e ngurtë”, shprehet Lepaja.
Më vonë kur edhe Edi Rama të mos më kryeministër, edhe “papa” bektashi mund të mos jetë më shqiptar, atëherë sipas Lepajës Tirana nuk mund ta kontrollojë më “Vatikanin” e vet.
“Pyetja që vetvetiu lind është “Kur mundet Edi, pse jo Albini?” Kur mundet Shqipëria, përse nuk mundet Kosova? Edi e ka hapur zemrën, po e bën një shtet, në krye të cilit do të jetë një krye dervish shqiptar, por më vonë, kur edhe Edi të mos jetë më kryeministër, edhe “Papa” bektashi mund të mos jetë më shqiptar, edhe administrata shtetërore, kështu që Qeveria në Tiranë nuk do të mund të kontrollojë më “Vatikanin” e vet. Në Serbi nën kujdesin e mikut të Edit, Aleksandër Vuçiç ka filluar një lëvizje që shqiptarët të deklarohen si myslimanë dhe Luginën e Preshevës ta bëjnë sikurse Sanxhakun, ku pasardhësit e shqiptarëve të dikurshëm me plisa të bardhë, tash deklarohen si myslimanë”, përfundon publicisti.