Serbia assesi të heqë dorë nga Kosova. Të gjithë elita serbe e thotë një gjë të tillë, vazhdimiskt.
Ana Bërnabiq, ka thënë se shteti i saj “kurrë nuk do të heqë dorë nga ajo që Beogradi pretendon se Kosova është pjesë e Serbisë, dhe se kjo sipas Bërnabiqit, është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-ës.
Sipas kryekuvendares serbe ata që ajo i quan “të mëdhenjtë e të fuqishmit” ndihmuan Kosovën të shpall pavarësinë më 2008.
Profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot”, ka shprehur revoltën ndaj deklaratës së Bërnabiqit për të cilën ka thënë se të gjitha i ka ëndërra dhe halucinacione.
Ai thotë se jo vetëm ajo por edhe Vuçiq e Daçiq e të tjerët duhet ta dijnë njëherë e përgjithmonë se Kosovën e kanë humbur.
“Ëndërrat, halunacionet e sobnabullet nacionaliste serbe janë prezente që nga Millosheviqi në vazhdimësi deri më sot, aq janë mendërisht të sëmurë saqë ende nuk e kanë të qartë e nuk janë të bindur se politikanët e sëmurë mental serbë, Brnabiq, Vuçiq, Daçiq e me radhë njëherë e përgjithmonë e kanë humbur Kosovën. Elita politike serbe aq janë psikikisht të sëmurë saqë kryeparlamentarja budallicë serbe Brnabiq mendon se ende udhëheq deputetët e Kosovës në parlamentin e Beogradit. Aq sombnabulle është saqë mendon se ajo ec lirshëm në Prishtinë dhe se para e prapa i shkon policia dhe ushtria serbe në gjithë territorin e Kosovës, aq psikikisht e sëmurë është saqë Brnabiqi këmbën nuk mund ta fut në Kosovë, kurse thotë, "kur nuk do heq dorë Serbia nga Kosova. "Nëse Kosova është pjesë e Serbisë" atëherë somnabullja Brnabiq le të urdhërojë të hyjë në Kosovë, "polako Brnabiqu bićeti strah, da uďeš" se në kufij të Kosovës të pret e nuk të lejon policia dhe ushtria e Kosovës jo e Serbisë.
E "dashura" Brnabiq tani Kosova me kushtetutën e vetë të thotë mjaftë me të bërat vrastare dhe stop në kufij të saj se aty pyetet Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i parlamentit, Glauk Konjufca, pastaj somnabulles së Serbisë do i dalin para policia dhe ushtria e Kosovës duke i thënë mjaft se ua thejmë turrinjtë. E sëmura për mend e arsye, Brnabiq ende nuk është e bindur dhe nuk beson se vdiq koha kur policia e ushtria serbe bënte kërdi në Kosovë”, deklaron profesor Mehazi.