“Kryeministri me gjithë kapacitetet qeveritare, po bën fushatë gjithandej”

Politika

“Kryeministri me gjithë kapacitetet qeveritare, po bën fushatë gjithandej”

Nga: H.O. Më: 28 shtator 2024 Në ora: 20:49
Albin Kurti

Partitë politike tashmë kanë filluar aktivitetet e tyre para zgjedhjeve të fundit. Ndonëse kanë mbetur edhe pesë muaj deri tek zgjedhjet e reja, aktivitetet e tyre mbahen thuajse ҫdo ditë.

A mund të llogaritet kjo si fushatë zgjedhore e partive politike?

Analisti politik, Leon Duhanaj thotë se, për sa i i përket kësaj teme, besoj se për Kosovën nuk është asgjë e re.

“Partitë politike, tashmë janë të fokusuara ekskluzivisht në qëllimet e tyre për zgjedhjet. Për sa i përket opozitës, kjo gjë është më se normale. Mirëpo kur shohim se çfarë po bën Qeveria, atëherë duhet konstatuar se kemi gjendje serioze. Një qeveri e cila nuk ka me çfarë krenohet edhe pas katër viteve me qeverisje absolutiste, nuk besoj që mund të pritet më mirë se kaq”, vlerëson ai.

Image
Leon Duhanaj

Duhanaj thotë se, kryeministri me gjithë kapacitetet qeveritare, po bën fushatë gjithandej.

“Pra, kemi kriza por kriza me e madhe është mungesa e perspektivës. Është vërtetë e tmerrshme, që në shekullin e 21-të të kemi qeveri e cila nuk ka ide as vizion për vendin. Megjithatë ky është tejet i fokusuar në mbajtje të  pushtetit, qoftë edhe duke sabotuar shtetin që e drejton”, vlerëson Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat