Zeqiraj: BE-ja dhe ndërkombëtarët bombarduan Serbinë agresore, ndërsa në paqe duan ta shpërblejnë

Politika

Zeqiraj: BE-ja dhe ndërkombëtarët bombarduan Serbinë agresore, ndërsa në paqe duan ta shpërblejnë

Nga: H.O. Më: 28 shtator 2024 Në ora: 22:41
Bashkimi Evropian

Qëndrimet e Bashkimit Evropian dhe të përfaqësuesve të tij në dialogun Kosovë-Serbi, janë kritikuar disa herë. Këto qëndrime që disa herë janë kritikuese për Kosovën dhe ‘ledhatuese’ për Serbinë, janë bërë të shpeshta.

Publicisti dhe veprimtari nga Gjermania, Idriz Zeqiraj thotë se është skajmërisht befasues dhe shqetësues pozicioni herë heshtak e here aprovues i BE-së në ҫështje e dialogut.

“Edhe pse të gjitha deklarimet publike të presidentit Vuçiq dhe të zyrtarëve të tjerë serbë, janë kundër integrimit të serbëve në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, si dhe të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, BE-ja, përmes zëdhënësit të saj Peter Stano, i mirëpret këto kërkesa të Vuçiqit, duke iu referuar kërkesës të Vuçiqit se "impelementimi i Asociacionit është i rëndësishëm!" Është skajmërisht befasues dhe, njëherësh, shqetësues pozicioni herë heshtak dhe më shumë aprovues i BE-së dhe të shumësisë të eksponentëve ndërkombëtarë, të angazhuar me çështjen, tashmë, të dramatizuar, artificialisht, siç është dialogu i krijuar dhe i stërzgjatur qëllimshëm, për probleme, të cilat, realisht, nuk ekzistojnë. Kufinjtë e Kosovës janë përcaktuar në vitin 1913, edhe pse me amputime, shkëputje të territoreve shqiptare, të cilat Fuqitë e Mëdha të kohës, ua dhuruan fqinjëve lakmiqarë e grabitqarë, që llogaritën sa një gjysmë Shqipërie”, vlerëson Zeqiraj.

Image
Idriz Zeqiraj

Ai thotë në një prononcim për ‘Bota sot’ se, shqiptarët botërorë, në përgjithësi, dhe ata të Kosovës, në veçanti, janë fort të shokuar.

“Dhe, bëjnë pyetjen dilemë: "Si ka mundësi që, pikërisht, Quinti,  BE-ja dhe më gjerë ndërkombëtarët bombarduan Serbinë agresore, pushtuese, për ta shpëtuar popullin e përgjakur dhe të dëbuar nga vatrat e tyre stërgjyshore dhe, tani-, në paqe, pothuajse, janë të gatshëm ta shpërblejnë persekutoren-Serbi, në dëm të Kosovës-viktimë, duke i dhuruar pjesë të territorit të Kosovës, edhe ashtu mjaft të tkurrur, të cunguar! Ose, të paktën, duke mbështetur krijimin e një Asociacioni, i cili, gjithsesi, është bosnjizim i Kosovës, e bënë atë shtet rakitik, jo funksional”, vlerëson Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat