Lidhja e Grenell-it me Trump-in/ Zbulohet përfshirja e Serbisë në këtë mes - ja si ndikon kjo tek Kosova!

Politika

Lidhja e Grenell-it me Trump-in/ Zbulohet përfshirja e Serbisë në këtë mes - ja si ndikon kjo tek Kosova!

Nga: M.Haziri Më: 29 shtator 2024 Në ora: 16:30
Donald Trump dhe Richard Grenell

Zgjedhjet në SHBA kanë arritur të jenë një temë e diskutuar edhe në Kosovë.

Se kush do të jetë në krye të qeverisjes po mbetët ende engimë, ani pse sondazhet e kanë vënë Kamala Harris në prirje.

Mirëpo, është ish-Emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ai i cili në deklaratat e tij thërret fitore për Trump-in dhe përmend që e ka me Serbinë.

Së fundmi, ai në një deklaratë tha që në bisedime me Serbinë i kërkon asaj të largohet nga ndikimi rus dhe të kthehet nga Perëndimi.

E në lidhje me këtë situatë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri

Ai thotë se është normale që Grenell të jep deklarata për ardhjen e Trump në pushtet pasi ka qenë nën administratën e tij.

Ndër të tjera analisti përmend marrëveshjen që SHBA ka nënshkruar me Serbinë.

Deklaratat e ish-emisarit amerikan ne Ballkan Richard Grenell për fitorën e ish presidentit Trimp në zgjedhjet e nëntorit, janë normale pasi Grenell ka qenë pjesë e administratës së ish -presidentit të Trump dhe poashtu është pjesë e fushatës për këthimin e tij në shtëpinë e bardhë. Sa i përket mardhënjeve me Serbinë dhe tërheqjen e saj nga ndikimi rus, kjo është synim i së cilës administratë amerikane, pa marrë parasyshë se kush është në Shtëpinë e Bardhë, demokrat apo republikan. Ju kujtoj se administrata e presidentit aktual Biden ka bërë hap serioz drejtë mardhënjeve dhe raportëve më të afërta dhe me bashkëpunuese me Serbinë, siç ishte edhe marrëveshja e fundit për energjetikën. Dhe krejt kjo në opinionin tonë po shihet se diçka jo pozitive, por realiteti qëndron krejtë ndryshe se Amerika nuk sillet rreth nesh dhe poashtu ne nuk jemi ata që ia përcaktojmë interesat SHBA-s e as partnerët se kush duhet të jenë ata”, u shpreh ai.

Më tej analisti shprehet skeptik për raportet që Kosova ka me SHBA.

Ajo që duhet të na prekupojë më shumë është se si dhe pse sot kemi raporte jo të qëndrushme në mes qeverisë tonë dhe SHBA-s dhe kjo natyrisht është si rezultat i jo kordinimit dhe jobashkpunimit të kryeministrit Kurti me SHBA-n për shumë veprime të qeverisë së Kosovës, dhe ne e pamë se edhe në vizitën e Kurtit në SHBA me rastin e punimeve të asamblesë së përgjithshme të OKB-së, kryeministri Kurtin nuk e takoi askush nga administrata amerikane”, përfundoi Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat