Kërcënimet serbe, Gjeneral major Racaj bën thirrje: Kosova të pajiset më armë të rënda; KFOR-i dhe EULEX-i të kontrolloj veriun, ka magazine nëntokësore të armatimit

Politika

Kërcënimet serbe, Gjeneral major Racaj bën thirrje: Kosova të pajiset më armë të rënda; KFOR-i dhe EULEX-i të kontrolloj veriun, ka magazine nëntokësore të armatimit

Nga: H.O. Më: 29 shtator 2024 Në ora: 22:49
Ilustrim

Shteti serb ndonëse nuk e ka marrë dënimin e gjenocidit që ka kryer në Kosovë, ende vazhdon me kërcënime e sulme të herë pas hershme. I fundit ishte sulmi në Banjskë, ku terroristët serbë sulmuan policinë dhe vranë heroin Afrim Bunjaku.

Megjithatë edhe një vit pas këtij sulmi, serbët kanë vazhduar me kërcënime e sulme të tjera.

Kosova ka kërkuar ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, duke pritur drejtësinë nga ta, megjithatë jo për ҫdo sulm serb ka edhe kundërpërgjigje.

General major Muhamet Racaj në një intervistë dhënë për ‘Bota sot’, ka treguar se si duhet vepruar Kosova ndaj këtyre kërcënimeve. Ai thotë se nga aspekti i sigurisë te sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, institucionet e Republikës së Kosovës duhet të koordinohen dhe bashkëpunojnë më misionet ndërkombëtare të sigurisë EULEX dhe KFOR që veprojnë në Kosovë.

Image
Prof.Dr. Muhamet Racaj

“Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të marrë masa permanente për t’i përgatitur, pajisur dhe profesionalizuar të gjitha subjektet e sigurisë të Republikës së Kosovës në veçanti policinë dhe ushtrinë dhe sa më shpejt të transformohet Forca e Sigurisë në Ushtri të Republikës së Kosovës duke i pajisur edhe me armë të rënda, helikopterë, dronë dhe sisteme raktore”, vlerëson ai.

Ai thotë më tutje se duhet që të formohet sa më shpejtë pjesa rezervë e ushtrisë së Kosovës dhe të zbatohet plani gjithëpërfshirës i mbrojtjes së Kosovës.

“Gjithashtu Policia e Kosovës me koordinim dhe bashkëpunim me EULEX-in dhe KFOR-in duhet ta bëjë kontrollin e të gjithë territorit të komunave në veri të Kosovës sepse supozoj se ka magazina nëntokësore të armatimit, por edhe në tunelet e minierave ku mund te ketë armë të fshehura të mbrojtjes civile”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat