Ende një muaj nga kërkesat e Vuçiqit/ Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare zbulon prapavijën – ky është plani që po përgatit Serbia!

Politika

Ende një muaj nga kërkesat e Vuçiqit/ Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare zbulon prapavijën – ky është plani që po përgatit Serbia!

Nga: M.Haziri Më: 30 shtator 2024 Në ora: 10:04
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Situata mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdon të jetë e ndërlikuar.

Serbia është ajo e cila nuk është e gatshme për të biseduar e aq më pak të zbatoj marrëveshjet që kanë nënshkruar me Kosovën.

E për të mos mjaftuar, Vuçiq edhe parashtroi disa kërkesa për Kosovën për të vazhduar dialogun.

Natyrisht që këto kërkesa nuk u mirëpriten nga Kosova.

E të dëmshme dhe aspak të duhura i pa edhe doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula.

Ai për “Bota sot”, u shpreh se Serbia është një fiqnj problematic e agresiv në rajon e sidomos për Kosovën.

Ne kemi një fqinj problematik e agresiv në rajon, e veçanërisht ndaj nesh Serbia ka treguar hapur jo vetëm ndërhyrje në punët tona të brendshme por edhe pretendime territoriale, edhe përkundër procesit të dialogut, i cili, mëtonte të arrihej 'normalizim marrëdhëniesh’”, u shpreh ai.

Image
Shqiprim Pula

Më tej, Pula shton që kërkesa e Vuçiqit që u bënë nja javë para përvjetorit të agresionit në Banjskë, është një goditje si për shtetin e Kosovës ashtu edhe për procesin e dialogut.

Çuditërisht, veç një javë pa u bë përvjetori i parë nga agresioni në Banjskë të Zveçanit, presidenti serb Vuçiq, para mediave, bëri të ditura pesë (5) pika politike si adresim tek shtetet e ndryshme nëpër botë dhe shtatë (7) kërkesa për Prishtinën politike, të cilat, veç zhvillime pozitive nuk do të sjellin në të ardhmen.

Ky veprim i radhës, nga Vuçiq, sërish është goditje si për shtetin e Kosovës ashtu dhe për procesin e dialogut”, përfunoi Pula për “Bota sot”.

Kujtojmë shtatë kërkesat e Serbisë

Vuçiq ka kërkuar:

- shpalljen dhe mbajtjen e "zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike" në veriun e Kosovës, me pjesëmarrjen e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe me mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian,

- kthimin e serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun, dhe kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre,

- tërheqjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga "bazat dhe pikat e kontrollit të ndërtuara në mënyrë të paligjshme" në veriun e Kosovës,

- tërheqjen e policisë nga të gjitha institucionet "të cilat nga viti 1999 deri në mbylljen e paligjshme në vitin 2024 ofronin shërbime vitale publike dhe administrative për qytetarët".

- formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe,

- zbatimin e menjëhershëm të “garancive të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara nga 28 dhjetori i vitit 2022, dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë", të arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe

- kryerjen e pagesave me shërbimeve postare me valutën serbë, dinar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat