“Kujdes të shtuar në...”, eksperti i sigurisë ‘këshillon’ Kosovën: Interesi i Serbisë është...

Politika

“Kujdes të shtuar në...”, eksperti i sigurisë ‘këshillon’ Kosovën: Interesi i Serbisë është...

Nga: N.E Më: 30 shtator 2024 Në ora: 16:00
Albin Kurti- Aleksander Vuciq

Aksionet e qeverisë së Kosovës në veri të vendit ishin kritikuar nga ndërkombëtarët, ndërsa siç duket tani pasojnë edhe ‘sanksionet’.

Në media raportohet se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës për një kohë nuk do të jenë pjesë e trajnimeve ndërkombëtare të organizuara e mbështetura nga SHBA.

Sipas tyre, kjo si formë sanksionimi për veprimet e Qeverisë dhe Policisë në veri të Kosovës, kur mbylli komunat paralele serbe.

Gjersa, këto raportimet ende nuk kanë një konfirmim zyrtar rikujtojmë se mbyllja e strukturave paralele në veri kanë qenë pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në dialog në vitin 2013.

Pas mbylljes së tyre, presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se mbyllja e komunave paralele në Kosovë është një detyrim që vjen nga marrëveshje e nënshkruar mes Prishtinës dhe Beogradit në vitin 2013.

Ajo, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Mbrojtjes gjerman, Boris Pistorius, ka thënë se Serbia asnjëherë nuk ka marrë masa ndaj strukturave ilegale, por vetëm i ka fuqizuar ato.

“Në vitin 2013 është nënshkruar një marrëveshje ndërkombëtare mes Kosovës dhe Serbisë, e cila është ratifikuar në parlament dhe është nënshkruar nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë”.

“Kjo marrëveshje ka detyrim që Serbia t’i zhbëjë të gjitha strukturat e saj ilegale apo paralele në Kosovë që nga atëherë jo vetëm që nuk ka ndërmarrë masa, strukturat i ka fuqizuar, janë shndërruar në banda që organizojnë sulme terroriste kundër Republikës së Kosovës. Kosova ka obligim kushtetues që rrjedh nga marrëveshjet e Brukselit e ka obligim ligjor që këto struktura mos t’i lejojë të funksionojnë të sigurohemi për të gjithë qytetarët tonë”, ka thënë Osmani.

Në anën tjetër, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, konsideron se mbyllja e tyre ka dëmtuar marrëdhëniet e Kosovës me BE-në dhe SHBA-në.

Sipas tij, po ndëshkohet Kosova për agresionin që Serbia kishte kryer me Kosovë dhe jo e kundërta.

“Ndërsa në çështjen tjetër që ka të bëjë me mbylljen e strukturave paralele apo institucioneve paralele të cilat kanë qenë edhe pjesë e marrëveshjes së vitit 2013, ne kemi parë disa aktivitete të institucioneve të Republikës së Kosovës të cilat kanë qenë duket të pa koordinuara, kemi deklarime ndërkombëtare të institucioneve ndërkombëtare të cilat thonë se nuk ka pasur koordinim janë veprime që kanë dëmtuar marrëdhënien e institucioneve të Kosovës me vendet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, madje si rezultat i këtij ndikimi të marrëdhënieve Kosova vetëm se është sanksionuar dhe po pritet që akoma të thellohen sanksionimet dhe po ndëshkohemi ne për agresionin që Serbia kishte kryer në Kosovë dhe jo e kundërta”, pohon Elezi.

Ai ka kërkuar kujdes të shtuar, veçmas në programe që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare.

Sipas tij, interesi i Serbisë është që Kosova të ketë marrëdhënie të dëmtuara me SHBA-në.

“Ne duhet të kemi një kujdes të shtuar veçmas në programe që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare. Te programet që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare është pikërisht marrëdhënia e institucioneve të Republikës së Kosovës, shtetit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe programet që kanë të bëjnë me aspektin e sigurisë, cenimi i sigurisë kombëtare apo mund të themi dëmtimi i sigurisë kombëtare është pikërisht edhe kur shteti dëmton marrëdhëniet me partnerët strategjik që ka dhe se interesi i shteteve armike, në këtë rast i Serbisë është për të pasur marrëdhënie të dëmtuara të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thekson eksperti.

Tutje, ai ka kërkuar që veprimet të shikohen nëse bëhen me sponzorizim të vendeve armike.

“Ne kujtojmë se të gjitha persona që janë kompentet apo që bartin përgjegjësi në raport me çështjet që kanë të bëjnë me siguri që janë bashkëpunimet, shkëmbimet e kapaciteteve, shkëmbimet tregtare apo çështjeve tjera tek siguria kombëtare dhe padyshim duhet të ndërmerren veprime në këtë rast edhe nga prokuroria speciale institucionet tjera që kanë përgjegjësi për të shikuar këto veprime siç është Agjencia e Inteligjencës, për të shikuar nëse këto veprime bëhen me sponzorizim nga vendet armike me qëllim të prishjes së raporteve”, përfundon Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat