Profesori nga Amerika vjen me kritika të ashpra për Escobarin dhe Hovenierin

Politika

Profesori nga Amerika vjen me kritika të ashpra për Escobarin dhe Hovenierin

Nga: N. Sh. Më: 30 shtator 2024 Në ora: 16:37
Jeff Hovenier dhe Gabriel Escobar

Profesori dhe analisti politik, Binak Maxharraj ka kritikuar emisarin e SHBA-së Gabriel Escobarin.

Maxharraj thotë se, Escobar shumë mirë pajtohet me Vuçiqin në çdo rast dhe për çdo gjë edhe kur e gënjente, edhe kur e mashtronte për “pozitën e mejrë të serbëve në veri”, pozitë kjo e cila ishte kryesisht e manipuluar nga vet Vuçiqi.

Profesori thotë se, Escobar u largua nga Kosova për njëanshmeri në dialog duke e përkrahë Serbinë dhe i cili nuk ishte aspak i kënaqur me qeverinë e Kosovës, e ne veçanti me kryeministrin Albin Kurti.

“Pse?! Sepse kryeministri i Kosovës nuk ishte i shantazhuar as që mundi kush ta shantazhojë, ia thoshte troq emisarit Escobar se nuk është në pyetje pozita sociale e as të drejta e serbëve, por ishte një manipulim nga ana e Vuçiqit se gjoja ata janë te “rezikuar” për qëllime tjera strategjike me theks pushtimin e veriut siç tentoi Vuçiq ta bëjë më 24 shtator 2023 që deshtoi turpshëm. Kryeministri i Kosovës dhe qeveria e tij e kishte marrë një obligim parazgjedhor që të zbatojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës në tërë territorin e saj, pra edhe në veri i cili ishte shndërruar në një “Eldorado” serbe ku në çdo cep lulëzonte krimi i organizuar dhe korrupsioni”, potencon ai.

Ai shton se, Albin Kurti i ndoqi kriminelët dhe bandat kriminele në veri.

“I hoq institucionet ilegale, parale të Serbisë në veri, e hoq dinarin serb me të cilin manipulonin bandat serbe në krye me Radoiçiqin e shumë të tjera. Lidhur me këto dhe të tjerat Escobor u ngatërrua me kryeministrin Kurti sikur nuk i pëlqente një veprimi i tillë i tij, anipse thoshte se Kosova ka të drejtë të zbatoj ligjet e veta në veri, por paradoksi pse po i zbaton dhe për këtë vazhdimisht ngatërrohej me të. Nisur nga të njëjtat qëndrime të kryeministrit Kurti duke e zabtuar ligjinë në terë territorin e Kosovës, po sikur Escobari ra në kurth edhe ambasadori Hovenier i cili tha se nuk do të komunikojë me qevrinë e Kosovës por me popullatën”, shton ai.

Sipas tij, edhe kësaj here sikur paradoksi u shndërrua në rubikon me një pyetje që kërkon zgjidhje, por as Escobar e as Hovenier nuk mund ta gjejnë.

“Si është e mundur kjo që një emisar apo një ambasador të bisedojë me popullin e jo me qeverinë e atij populli të cilën vetë e ka zgjedhë ai popull që ta përfaqësojë. Si do t’i organizojnë ata mbi 2 milionë popull të bisedojnë me ta. Kjo është e pamundur, apo ndoshta kanë menduar të bisedojnë më ndonjë shoqatë që nuk përfaqësojnë askënd e aq më pak popullin. Këta duhet ta kenë të qartë se populli i ka të zgjedhurit e vetë me votën e lirë që përmes qeverisë se sajë të komunikaj i pëlqeu dikujt apo jo. Askund në botë kur ndonjë lider i një shteti e viziton shtetin tjetër nuk ka të drejtë të thotë jo nuk du atë bisedojë me qeverinë e atij vendi që e ka vizituar por me popullin e saj, po si kjo është e pamundur dhe nënçmon nikoqirin”, përfundon profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat