Zgjedhjet e reja do të mbahen brenda pak muajsh. Partitë politike tashmë kanë nisur fushatën zgjedhje dhe përgatitjet e tyre para zgjedhjeve.
Njohësi i ҫështjeve politike, Faton Mehmeti thotë se, derisa qeveria është e qetë për fitorën e saj, opozita po vepron ndryshe, e etur për pushtet ka nisur fushatën zgjedhore.
“Nuk ka ligj që ndalon, në fakt partitë bëjnë fushatë tërë vitin, politika është e tillë. Por, zyrtarisht nuk ka nisur ende e kështu që dobësimi i opozitës ka sjellur këtë gjendje. Derisa qeveria duket e qetë në fitorën e saj, opozita e etur për pushtet ka nisur fushtën qysh tani”, vlerëson ai.
Mehmeti thotë se, realisht nuk është asgjë e paligjshme të bësh fushatë, por mënyra është e gabuar.
“Premtimet parakohe në njërën anën dhe mos reformimi në anën tjetër nuk sjellin vota, përkundrazi jep më tepër përshtypjen e mashtrimit. Para fushata është e ligjshme, por duhet ditur si të bëhet. Tek ne është keqpërdorur kjo duke ofruar premtime që dihet se nuk realizohen. Gjithsesi u mbetët qytetarëve të gjykojnë, dihet se opozita i ka zgjedhjet e humbura sepse ka strategjinë e gabuar”, vlerëson Mehmeti për ‘Bota sot’.