Profesori i ashpër me Lajçak dhe Borrell/ Zbulon planet e tyre për Kosovën – ja pse përmend Thaçin dhe Mustafën!

Politika

Profesori i ashpër me Lajçak dhe Borrell/ Zbulon planet e tyre për Kosovën – ja pse përmend Thaçin dhe Mustafën!

Nga: M.Haziri Më: 30 shtator 2024 Në ora: 22:14
Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të largohen sa më parë, pasi si të tilla kanë qenë të paarsyeshme dhe tërësisht të padrejta.

Ajo tha për media se pret që pas vendosjes së strukturave të reja të BE-së, pas zgjedhjeve të fundit atje, të ketë vendimmarrje pozitive për largimin e masave, si dhe të ndryshojë qasja, siç e quan ajo diskriminuese ndaj Kosovës.

Kusari-Lila mes tjerash deklaroi se propozimi për masat ishte i emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Eshref Ymeri.

Ai i jep të drejtë deklaratës deputetes Kusari-Lila duke theksuar që Kurti nuk do të duhej asnjëhere të pranonte të fliste me përfaqësuesit që mbanin anen e Serbisë.

Image
Eshref Ymeri

Gjithashtu profesori shton që duhet të i ndalohet hyrja Lajçak dhe Borrell duke mos lënë anash as Escobarit.

Zonja Mimoza ka shumë të drejtë. E kam theksuar edhe herë të tjera: Albin Kurti s'duhej t'i lejonte vetes kurrë të ulej në bisedime me kriminelët fashistë të Beogradit, duke pasur si ndërmjetës të brukselizmit dy përfaqësues të poshtër, dy mercenarë të Serbisë fashiste nga dy shtete armike të Republikës së Dardanisë - Spanja dhe Sllovakia. Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca duhej ta kishin ndaluar me kohë hyrjen në territorin e Dardanisë të këtyre dy mercenarëve të Serbisë, po ashtu, duhej t'ia ndalonin hyrjen edhe sorosistit të fëlliqur Eskobar, po ashtu, mercenar i Serbisë”, u shpreh ai.

Më tej, ai nënvizon që ndërkombëtarët po kërkojnë të zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara nga Thaçi dhe Mustafa.

Ndërkombëtarët, të cilët janë të rreshtuar tërësisht në anë të Serbisë, vazhdojnë të kërkojnë zbatimin e marrëveshjeve, të nënshkruara në Brukel nga kryetradhtarët Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Përderisa treshja udhëheqëse në Prishtinë vazhdon t'i mbajë mbi shpatulla ato marrëveshje tradhtare dhe, që prej 14 shkurtit 2021, nuk e ka pasur dhe vazhdon të mos e ketë burrërinë t'i hedhë në pirgun e plehrave të historië me Vendim Kuvendi, të mbështetur fuqimisht edhe nga një Referendum mbarëpopullor, fashistët e Beogradit, brukselizmi dhe sorosistët e Vashingtonit do të vazhdojnë të tallen me Republikën e Dardanisë, duke e shpërfillur dhe duke e shkelur me këmbë”, përfundoi Ymeri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat