“Nëse ura nuk hapet edhe në vitin e ardhshëm, atëherë ajo është pjesë e Marrëveshjes së Helsinkut”

Politika

“Nëse ura nuk hapet edhe në vitin e ardhshëm, atëherë ajo është pjesë e Marrëveshjes së Helsinkut”

Nga: A.SH Më: 30 shtator 2024 Në ora: 23:17
Ura e Ibrit, Mitrovicë

Me këmbëngulësi kryeministri Albin Kurti tha se Ura e Ibrit do të hapet, ai madje kishte të drejt kur thoshte se ura janë për bashkim e jo për ndarje.

Por, për këtë gjë nuk u pajtuan vendet e QUINT-it, duke thënë se çështja ndez tensione dhe se për të duhet biseduar në dialog në Bruksel mes dy vendeve.

E si duket vizita e shefit të CIA-s, William Burns qarësoi gjithçka.

Ish-ambasadori, Sylë Ukshini gjatë një intervsite për “Bota sot”, kjo ishte e drejt sa i përket hapjes së Urës, por duhet të kishte edhe afat kohor, nëse ndërkombëtaret nuk ishin dakord.

“Mendoj se ngritja e kësaj çështje ishte e drejtë dhe duhej të insistohej në një afat kohor, nëse ndërkombëtaret nuk ishin dakord. Qeveria e Kosovës e nisi këtë çështje, por tani ka një heshtje dhe askush nuk e di, u arritur ndonjë marrëveshje apo thjeshtë u pezullua pa afat. Unë mendoj se është mirë që çështjet dhe nismat të mos lihen në gjysmë sepse edhe na dëmtojnë dhe herëve të tjera na marrin jo shumë seriozisht”, thotë ai.

Sipas tij, nëse ura nuk hapet, “edhe në vitin e ardhshëm, atëherë ajo është pjesë e Marrëveshjes së Helsinkut (qershor 1999) ose i shërben konceptit të ndarjes së qytetit në dy pjesë”.

“Për mua nuk ka qenë arsyetim i qëndrueshëm për gjoja rrezikun e madh, sepse si ka mundësi te ura mbi Ibër, të cilën në të kaluarën banorët e quanin Ujë bardhë, të jetë aq e rrezikshme, ndërkaq në fshatin kosovar të Banjskës, apo Jarinjë dhe në Bërnjak të jetë situatë normal. Unë nuk jam aq naiv për me besua në këto gjëra që nuk janë serioze. Sepse ndërkombëtarët, UNMIK, KFOR, EULEX për 25 vjet gjoja nuk arritën të paqësonin veriun nga disa dhjetëra kriminelë, kjo më duket pak e besueshme. E kam thënë dhe po e përsëris, nëse ura nuk hapet edhe në vitin e ardhshëm, atëherë ajo është pjesë e Marrëveshjes së Helsinkut (qershor 1999) ose i shërben konceptit të ndarjes së qytetit në dy pjesë. Mendoj se fillimisht ka qenë e gabuar ideja e ndarjes së qytetit në dy pjesë”, thekson Ukshini.

Në fund, përmend edhe një çësthje, që është takimi i KFOR=it me Listën Serbe, që sipas Ukshinit kjo ishte absurde.

“Një çështje tjetër që më është dukur absurde, është takimi i KFOR-it me Listën Serbe për të marrë mendim për urën e Ujëbardhit. Ky formacion nuk do të duhej të takohej për aq kohë që nuk është distancuar nga dhuna dhe agresioni serb në Banjskë, e ku ishte i përfshirë edhe njeriu i saj kryesor, Radoijçiq, një njeri me të kaluar kriminale dhe i shpallur në listë e zezë nga SHBA. Kjo vlen edhe për KQZ, ajo nuk duhet t’i ndajë mjete financiare, taksat tona, një formacioni politike, që është zgjatje e Serbisë brenda Kosovës, dhe për aq kohë sa nuk distancohet nga aktivitetet terroriste dhe agresioni ushtarak i shtatorit të kaluar, ku mbeti i vrarë një policë i Kosovës, Afrim Bunjaku”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat