Qeveria Kurti ktheu qetësinë në veri, tani ekspertët kanë disa sugjerime për shtetin e Kosovës

Politika

Qeveria Kurti ktheu qetësinë në veri, tani ekspertët kanë disa sugjerime për shtetin e Kosovës

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 1 tetor 2024 Në ora: 12:05
Qeveria Kurti

Veriu ishte një vatër e kriminelëve serbë, të cilët manipulonin serbët e Kosovës në atë pjesë, duke prishur rendin dhe qetësinë. Pas sulmit në Banjskë, veriu është qetësuar nga të gjithë ata kriminelë që operonin aty.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se situata në veri është e qetë. Ai theksoi se në katër komunat veriore, situata është krejtësisht ndryshe nga ajo që ishte më parë.

Një vit pas atij sulmi të tmerrshëm terrorist, situata në Kosovë është shumë, shumë më e mirë. Mund të them lirisht që është e qetë dhe stabile në të gjithë territorin e Kosovës, me theks të veçantë në katër komunat veriore, ku për këta katër vjet gati të qeverisjes sonë, por edhe që nga paslufta, kemi pasur incidente, probleme, çështje serioze të pasigurisë - qoftë publike, qoftë tentim të cenimit të integritetit territorial. Por, lirisht mund të them se kemi një situatë plotësisht ndryshe”, ka deklaruar ministri në një intervistë për REL.

Halimi: Situata e sigurisë ka ndryshuar rrënjësisht

Njohësi i sigurisë, Armend Halimi në një përgjigje të shkurt për “Bota sot”, thotë se situata atje ka ndryshuar, sidomos që një vit.

Image
Armend Halimi

Sipas tij, në veri me goditjet që kanë marrë grupet kriminale si dhe shuarja e ndikimit të listës serbe, atje ka ndryshuar rrjedhat e jetës.

Sigurisht dhe as që ka dilema se vitet e fundit, sidomos qe 1 vit e këndej, me goditjet që kanë marr grupet terroriste dhe kriminale që kanë sunduar në atë pjesë prej pas luftës, si dhe njëherit duke u shua ndikimi i listës serbe, e cila në fakt ka qenë kupola e tyre, situata e sigurisë ka ndryshuar rrënjësisht, duke ndryshuar njëherit edhe rrjedhat e jetës në atë pjesë”, deklaron Halimi.

Hoxha: Tensionet në Serbi i ka shkuar në favor Qeverisë Kurti

Image
Hafir Hoxha

Ish-ushtaraku Hafir Hoxha, në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë se Serbia punët e brendshme nuk i ka mirë, për faktin se është lejuar përdorimi i nxjerrjes dhe prodhimit të metalit më të lehtë të litiumit, dhe kjo ka bërë që atje të ketë protesta dhe pakënaqësi të qytetarëve, e kjo është hera e parë prej vitit 2000 që Kosova nuk ishte problemi i parë në politikën e Serbisë.

Vitin e fundit, vet Serbia ka pas probleme serioze në politikën e brendshme dhe ende vazhdon të kenë.

Vuçiq mori mbështetje për nxjerrjen dhe prodhimin e metalit më të lehtë të litiumit në zonën e Jadarit pranë Drinës nga Scholz dhe Evropa, por jo nga qytetarët dhe lëvizjet mjedisore në vendin e tij. Po zhvillohet një fushatë e paprecedentë shtetërore, në të cilën, synimi kryesor i qeverisë, tashmë me ngulm po përsëritet se pa litium dhe prodhimin e baterive dhe makinave elektrike nuk do të ketë rritje rrogash dhe pensionesh.

Tensionet u rritën ndjeshëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të lënë në fuqi vendimin e Qeverisë së Serbisë “përfundimin e minierave të litiumit(um)”, i cili u bë pas një sërë presionesh dhe bllokadash të mëdha, kryesisht nga partitë mjedisore dhe shoqatat.

Nuk është e lehtë të parashikohet se si do të përfundojë ndarja e fundit në Serbi midis ithtarëve të shfrytëzimit dhe prodhimit të këtij metali dhe kundërshtarëve të tyre, përveç se është e sigurt që qeveria nuk do të lejojë protesta radikale këtë herë në formën e bllokimit ndërkombëtar, rrugë, ura, e  sheshe etj.

Këto probleme janë aktive vitin e fundit dhe janë probleme shumë serioze për Qeverinë e Vuqiçit prandaj gjatë kësaj krize atje është hera e parë prej vitit 2000 që Kosova nuk ishte problemi i parë në politikën e Serbisë”, shprehet Hoxha.

 Ai thotë, se tek Kosova dhe serbët e Kosovës u bënë temë e dytë, pushuan aktivitetet kriminale në veri të dirigjuara nga Serbia, gjë që tensionet në Serbi shkuan në favor të Qeverisë së Kurtit.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës gjatë kësaj kohe ka ndërmarrë masa në të gjitha ato aktivitete, angazhime ilegale, të paligjshme, duke shtuar se është shumë e saktë se siguria në veri të Kosovës është më e mirë dhe më shumë në kontroll të institucioneve të Kosovës se kurdo më herët.

“Derisa Kosova, serbët e Kosovës mbetën temë e dytë në Serbi serbët e Kosovës pushuan nga aktivitetet e tyre të dirigjuara nga Serbia, një pjesë e tyre u kthyen jetës dhe perspektivës së tyre në Kosovë, një pjesë e madhe e serbëve në Serbi po flasin se Kosova është humbë duke e kritikuar Vuçiqin “pse u dorëzua, u tërhoq” nga politika aktive në Kosovë! E që nuk është tërësisht ashtu por është e vërtetë se Vuçiqi e ka problem prioritet a do të mbetet apo do të rrënohet nga detyra e tij.

Kjo situatë, këto tensione në Serbi i ka shkuar në favor Qeverisë Kurti, e kësaj i shtohet edhe gabimi i madh që bëri Serbia në Banjskë me futjen e grupit terroristë në Kosovë u krijuan kushtet dhe arsyeshmëria e përforcimit të ligjit dhe kushtetutës së Kosovës në veri.

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa në të gjitha ato aktivitete, angazhime ilegale, të paligjshme dhe të lejueshme të pakicës serbe që bien ndesh me kushtetutën e Kosovës, nga përdorimi i dinarit, postës dhe aktiviteteve tjera ilegale, dhe me këto veprime është shumë e saktë se siguria në veri të Kosovës është më e mirë dhe më shumë në kontroll të institucioneve të Kosovës se kurdo më herët.

Tani sa do të zgjatë kjo situatë varet shumë edhe nga situata në Serbi, nëse atje vazhdojnë problemet serioze që rrezikojnë Qeverinë e Vuçiqit atëherë Serbia nuk do të ketë shumë kohë të merret edhe me Kosovën e këtë situatë duhet me e shfrytëzue shumë mirë Qeveria e Kosovës që të punojnë me pakicën serbe dhe t’i bindë që të largohen nga manipulimet e kishës dhe Qeverisë serbe dhe t’i kthehen jetës dhe perspektivës së tyre këtu duke e respektuar ligjet dhe institucionet e Kosovës”, shprehet ai.

Madje, Hoxha thotë se ky është një rast i mirë kur Kosova duhet t’i kthejë në punë ata serbë që pranojnë institucionet e Kosovës. Kjo, që mos t’i jepet hapësirë Qeverisë serbe “të angazhohet” për strukturat serbe politike në Kosovë që janë nën direktivat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat